Panorama Sport (Albania)

Klop: Do kisha preferuar që Momo të flinte gjumë

-

Jyrgen Klop kërkon nga skuadra e tij që të ruajë përqendrim­in për ndeshjen e fundit të kampionati­t ndaj Brajtonit dhe të mos shpërqendr­ohet nga finalja e Champions-it kundër Realit. Liverpuli nuk fiton prej tri ndeshjesh në Premier Ligë, duhet të shmangë humbjen këtë të diel për të siguruar minimalish­t vendin e katërt. "Duhet të jemi tërësisht të përqendrua­r për ndeshjen, do të jemi. Një ditë më parë isha në ceremoninë e çmimeve të klubit. Shumë njerëz më uruan fat për finalen e 26 majit. Dy apo tri vetë më uruan fat për të dielën. Është ndeshja e fundit e Premier Ligës dhe vendos shumë gjëra për ne. Brajtoni është një ekip i fortë dhe luan pa presion. Në futboll mund të ndodhë gjithçka". SALAH - Udhëtimi i Salahut nga Liverpuli drejt Londrës dhe anasjellta­s për të tërhequr edhe çmimin e Lojtarit të Sezonit akorduar pak ditë më parë nga gazetarët, e ka shqetësuar trajnerin gjerman. "Do kisha preferuar që të kishte shkuar në shtëpi pas pune, ashtu siç ne të gjithë relaksohem­i në kolltuk përpara një filmi apo flemë gjumë. Por, Momo i meriton të gjitha këtu. Ai është një shembull". ARNOLD - Garet Sauthgejt nuk e ka fshirë emrin e Xhek Uilsherit nga lista që do të marrë me vete në Botëror. Mesfushori i Arsenalit pritet të grumbulloh­et në listën provizore prej 35 futbollist­ësh që do të dorëzohet të hënën në FIFA, ndërsa trajneri i kombëtares angleze po mendon të thërrasë edhe mbrojtësin 19vjeçar të Liverpulit, Trent-Aleksander Arnold. Shpresat e Uilsherit për të shkuar në Rusi morën një goditje pas dëmtimit të tij në gju, që e detyruan të mungojë në miqësoret kundër Holandës dhe Italisë. Por, Sauthgejt e konsideron atë ende një lojtar të rëndësishë­m për "Tre Luanët". Trajneri i kombëtares do ta shpallë listën e tij finale me 23 lojtarë ditën e mërkurë. "Unë jam një tifoz i Trent. Prandaj ai luan shpesh, por edhe se është i një niveli të lartë. Është përmirësua­r shumë vitin e fundit, fizikisht sepse psikologji­kisht nuk kishte nevojë. Nëse Sauthgejt do një mbrojtës të djathtë që luan edhe në pozicione të tjera, ai do ishte një zgjedhje e mirë. Ai është gati", përfundoi Klop.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania