Panorama Sport (Albania)

Greqia, gati t'i marrë Shqipërisë talentin e Olimpiakos­it

Sulmuesi i Olimpiakos­it po shkëlqen në futbollin grek

-

Emiliano Bullari ësh të shndërruar në mollë sherri mes Greqisë dhe Shqipërisë. Arsyeja: Talenti kuqezi po i mahnit fqinjët me performanc­at e tij me skuadrën e të rinjve të Olimpiakos­it dhe federata greke është duke lëvizur për ta bërë pjesë të Kombëtares së Greqisë. Sulmuesi, që tani është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë U-17, është njeriu i momentit në mediat sportive greke. Të mërkurën në mbrëmje, ai i dha trofeun e kampionati­t të 17- vjeçarëve skuadrës së Olimpiakos­it me një gol të shënuar në minutat e fundit të shtesës, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Këta të fundit i kanë hapur dyert që Bullari të firmosë një kontratë profesioni­ste me klubin e njohur, që do ta bënte sulmuesin e talentuar që të kishte një rritje të shpejtë drejt futbollit elitar. Dhe kjo lëvizje duket se është paralelish­t me punën që po bën federata greke për ta grumbullua­r me kombëtaren, madje në një formë presioni ndaj tij. Sigurisht që Olimpiakos­i është interesuar që ta ketë lojtarin në kombëtaren greke, por dëshira e tij është të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.

Prapaskena- Bullari ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U- 17 dhe është aktivizuar në shumë ndeshje. Por, kjo nuk e pengon që një ditë të zgjedhë një tjetër kombëtare. Ai duhet të luajë me ekipin A në mënyrë që të mos ketë asnjë mundësi për të shkuar në një tjetër kombëtare. Shqipëria duhet ta përdorë këtë mundësi për të mbajtur një nga sulmuesit më premtues të së ardhmes. Për të ka shfaqur interes dhe Lacio. Igli Tare kërkon ta ketë në akademinë e skuadrës së tij.

Precedentë­t- Por, Bullari nuk është i vetmi shqiptar që mund të luajë me Greqinë. Panajot Kone, Sotir Nini, Stefano Kapino dhe shumë të tjerë kanë zgjedhur ekipin helen përpara kuqezinjve. Madje, grekët bënë një tentativë të fortë edhe për të marrë Ergys Kaçen në kombëtaren e tyre, por Xhani De Biazi dhe Paolo Tramexani në atë kohë u treguan më të zotët dhe e bindën mesfushori­n që të pranonte Shqipërinë. Madje, nga ajo kohë ai nuk pati një karrierë të qetë në Greqi dhe shpeshherë ka ngrohur stolin dhe është larguar për të gjetur një skuadër ku të ketë vazhdimësi.

 ??  ??
 ??  ?? Emiliano Bullari duke festuar një gol me Olimpiakos­in
Emiliano Bullari duke festuar një gol me Olimpiakos­in
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania