Panorama Sport (Albania)

Partizani Partizani kërkon “Shpëtim”, Duro kandidat për stolin stolin

Partizani duhet të paguante 5 mln për të hapur stadiumin

-

EKSKLUZIVE/ EKSKLUZIVE/ Uzuni Uzuni në në modë, "demat" ofrojnë ofrojnë 80 80 mijë mijë € € për për Laçin Laçin

Takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Këtë gjë e ka bërë të ditur dje vetë klubi i kuq përmes një njoftimi në faqen zyrtare: "FK PARTIZANI-KF VLLAZNIA. E DIEL, 13 MAJ ORA 17:00. Stadiumi 'SELMAN STERMASI'. Ky takim do të luhet pa praninë e publikut, si pasojë e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës". Pas ndeshjes me Skënderbeu­n, Partizani u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e tifozëve. Gjysmën e dënimit e shlyen ndaj Teutës, ku u luajt në "Selman Stërmasi" pa tifozë. Praktikish­t, edhe me Vllazninë i bie që të luhet pa tifozë, por kjo është në dorë të klubit, i cili e ka shlyer gjysmën e dënimit dhe mund të kthejë tifozët në stadium, duke paguar gjobën përkatëse në FSHF, që është 5 milionë lekë. Ky njoftim i klubit ka sjellë reagimin e tifozëve, të cilët me komentet e tyre kanë hedhur akuza karshi klubit, duke lënë të kuptohet se ata do të tolerojnë ndaj Vllaznisë, e cila e ka jetike fitoren. Në morinë e komenteve, përveç akuzave ndaj drejtuesve dhe klubit, që sipas tyre, po i largojnë përditë e më shumë tifozët nga stadiumi, ka nga ata që e mbështesin idenë për t'ia lënë ndeshjen kuqebluve, për faktin se ata nxorën vjet nga kategoria Tiranën. Por, ka edhe nga ata që kërkojnë fitoren ndaj Vllaznisë, për faktin se ata kanë qenë kundër tyre në sezonet e fundit, duke u hequr edhe titullin dhe duke punuar në favor të rivalëve. Gjithsesi, ka edhe nga ata komentues, që i kujtojnë klubit se nëse tolerojnë, siç aludojnë për humbjen me Teutën, ata meritojnë të ndëshkohen si Skënderbeu. Konvertimi i dënimeve- Në kodin e Disiplinës Sportive thuhet qartë se kur i lind e drejta një klubi për të kthyer tifozët në stadium kur është ndëshkuar me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. "Neni 135. Konvertimi i dënimeve. 1. Dënimet në vijim: (ii) zhvillim i ndeshjes pa spektatorë; 3. Dënimet e përcaktuar­a këtu më sipër në paragrafin 1 të këtij neni konvertohe­n si më poshtë: a) zhvillimi i ndeshjes pa spektatorë do të konvertohe­t me gjobë me vlerë prej 500,000 (pesëqind mijë) lekë, për çdo ndeshje vetëm pasi të jetë kryer gjysma e dënimit".

 ??  ?? Trajneri Trajneri mund mund të të thirret thirret për për të të rikthyer rikthyer stabilitet­in stabilitet­in pas pas sherreve sherreve të të njëpasnjës­hme. njëpasnjës­hme.
Trajneri Trajneri mund mund të të thirret thirret për për të të rikthyer rikthyer stabilitet­in stabilitet­in pas pas sherreve sherreve të të njëpasnjës­hme. njëpasnjës­hme.
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania