Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Erzenit, i jep leksion Dinamos

-

Dinamo e mbylli në mënyrën më të keqe kampionati­n, duke u mundur me rezultatin 3-0 në ndeshjen e luajtur dje në Pezë ndaj Erzenit. Një takim pa objektiva për të dyja ekipet që luanin për qejf. Sfida u dominua nga shijakasit që ishin më të qartë në aksione dhe në finalizimi­n e tyre. Nga ana tjetër, trajneri i bluve, Igli Allmuça kishte hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj për të parë se cilat e meritojnë që të qëndrojnë sërish me ekipin edhe për sezonin e ardhshëm. NDESHJA

Loja nis e qetë dhe ekipet nuk nxitohen. Me kalimin e minutave, miqtë fitojnë terren dhe krijojnë rastet e para për shënim. Megjithatë, Dinamo zgjohet dhe nis të reagojë. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, janë miqtë ata që kalojnë në avantazh. Është Enrik Mustafa ai që finalizon saktë një aksion të Erzenit dhe kalon miqtë në avantazh. Edhe pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për shijakasit ku në të 49-ën është Euxhen Troplini që shënon golin e dytë. Dinamo nuk ka rrezikshmë­ri, ndërsa lojtarët gabojnë në pasime. Trajneri Allmuça ndërhyn duke bërë zëvendësim­e, por asgjë nuk ndryshon. Në minutën e 88-të është Orjan Xhemalaj, ai që vulos fitoren e Erzenit me shifrat 3-0. Një takim i dominuar nga miqtë që e mbyllin kampionati­n në vendin e tretë në grup. Nga ana tjetër, Dinamos i duhet të mendojë për kampionati­n e ardhshëm për të ndërtuar një ekip cilësor. TRAJNERËT Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Igli Allmuça u shpreh: "Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam i kënaqur me lojën, pasi krijuam mjaft raste. Gjithsesi kishim për qëllim që të provonim lojtarë të rinj". Ndërsa, tekniku i Erzenit, Gentian Stojku deklaroi: "Zhvilluam mjë ndeshje qe e dominuam dhe rezultati e tregon. Sa i përket ecurisë së ekipit, që nga janari që unë jam trajner, jam shumë i kënaqur. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, kemi punuar fort, e për këtë i falënderoj shumë çunat". Skerdilaid Sulozeqi GOLAT: Mustafa 45', Troplini 49', Xhemalaj 88'

DINAMO: Saraçi, Shaba, M.Nuriu, Doksani, Il.Allmuca (Koçi 54'), Myslimi (Kita 53'), Lika, R.Nuriu, Elmazi (Veseli 74'), Hasa, Çema. (Në dispozicio­n: Therçaj, Hoxha, Bogdani). Trajner: I.Allmuça ERZENI: Mema, Goxha, Teqja, Vathi, Deliallisi (Lila 73'), Dakavelli, Xhemalaj, Troplini (Bregu 74'), Polisi, Xhixhiua, E.Troplini.

( Në dispozicio­n: Nerjaku, Gjuzi, Bardhi). Trajner: G.Stojku KARTONË TË VERDHË: Lika 22', Veseli 81'/ Deliallisi 49', Dekavelli 65', Teqja 72' GJYQTARË: S. Greca, D.Korreshi, M.Sina VËZHGUES: Lorenc Jemini DELEGAT: Millan Baçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania