Panorama Sport (Albania)

Tirana, rikthim si kampione në Superiore

ardheblutë refuzojnë sërish festën, gëzohen vetëm të huajt

- VLADIMIR MEMA

Tirana shpallet kampione e Kategorisë së Parë. Super-Greca u ka mjaftuar bardhebluv­e për të thyer Kastriotin dhe përfituar shpërblimi­n prej 30 milionë lekësh që akordon FSHF-ja. Sulmuesi shënoi dy gola në harkun e 9 minutave, duke i dhënë fund aventurës së kryeqyteta­sve në inferiore në mënyrën më të mirë të mundshme. Ashtu sikundër ngjau në "Selman Stërmasi", edhe në "Elbasan Arena" bardheblut­ë refuzuan festën. Kapiteni Karabeci nuk denjoi që të ngrinte kupën dhe aq më pak që t'i gëzohej asaj, duke u larguar në dhomat e zhveshjes kokulur. Megjithatë, kështu vepruan vetëm shqiptarët, pasi lojtarët e huaj bashkë me stafin jo vetëm gëzuan, por edhe shkrepën një foto me kupën.

BARAZIMI

Finalja mes Tiranës dhe Kastriotit nisi vrullshëm. Të dyja ekipet kishin hedhur në fushë më të mirët, pasi donin që ta mbyllnin me dinjitet rrugëtimin në këtë Ligë. Të besuarit e Ze Marias mundohen që të fitojnë terren që në start dhe në të 3-ën ka një rast me Turtullin, por gjuajtja me kokë e qendërmbro­jtësit shkon vetëm pak centimetra mbi tra. As Kastrioti nuk mbetet pas, ndërsa në të 6-ën kishte mundësi për të gjetur edhe avantazhin, kur Lilaj fut një top në zonë nga e djathta, duke kapur në befasi mbrojtjen bardheblu. Marku i vetëm përballë Likës, gjuan në gjysmëkthe­së, por portieri bën mrekullinë duke grushtuar. Krutanët janë të vendosur mirë në fushë dhe ia bëjnë gati të pamundur Tiranës që të organizohe­t. Në të 15-ën, Sentamu kthen një top për Grecën, por gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë. Pak sekonda më vonë, Çutra ekzekuton një goditje dënimi thuajse perfekte, por mendon Lika që të shmangë rrezikun. Minutat pasuese përqendroh­en në mesfushë dhe shoqërohen me ndërhyrje të ashpra, aq sa edhe Ze Maria me Nikajn kanë ankesa. Përtej përpjekjev­e në të dyja kampet dhe "luftës" së ashpër që patën për çdo top, pjesa e parë mbyllet pa gola.

AVANTAZHI

E dyta rinis shumë herë më ndryshe. Tempi i Kastriotit bie dhe Tirana dukshëm shfaqet superiore. Në të 47-ën, Halili krijon panik në portën e Kastriotit, por Kuka grushton. Rreziku nuk largohet dhe këtë herë gjuan Sentamu me roveshatë, por shënjestra lë për të dëshiruar. Samuel Nikaj sheh

që ekipi ishte kurrkund dhe nis që të bëjë disa ndryshime, e megjithatë situata mbetet e pandryshua­r. Edhe Tirana ka disa momentete pasigurie dhe mundohet që të bëjë diçka me goditjet standarde. Kështu veproi edhe Halili në të 58-ën, por pa gjetur kuadratin. Karabeci

shërben për Grecën në të 62-ën, por sulmuesi has në reagimin e Kukës, që bën shpëtimtar­in. E megjithatë përpjekjet e kryeqyteta­sve gjejnë rezultat në të 64- ën, kur shfrytëzoj­në përgjumjen e mbrojtjes krutane. Daja kalon Çelën dhe shërben për Grecën,

i cili ishte krejtësish­t i pamarkuar. Dhe sulmuesi i vetëm përballë portierit nuk e ka të vështirë që të shënojë. Goli çliron skuadrën më të titulluar në vend që, pas këtij momenti, e kanë më të lehtë që të menaxhojnë situatat. Pas 3 minutash, Halili kroson nga e

djathta për Sentamunë, i cili tenton me një gjysmërove­shatë që të gjejë golin, por Kuka është i vëmendshëm. Tirana insiston dhe në të 73-ën shënon sërish. Kërçiku kroson nga e djathta, por nëse Sentamu del huq, Greca nuk fal me të majtën dhe 2-0. Dominimi i të besuarve

të Ze Marias vazhdon, aq sa ai e ka edhe luksin që t'u japë minuta edhe Çelhakës, Bardhit dhe Muçit, megjithatë gola nuk ka më. Me këtë titull, Tirana i jep fund makthit njëvjeçar në inferiore, pasi që nga gushti do të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

 ?? Fotot F.Hazizllari ?? Bardheblut­ë shpallen kampionë të Kategorisë së Parë, por refuzojnë të festojnë
Fotot F.Hazizllari Bardheblut­ë shpallen kampionë të Kategorisë së Parë, por refuzojnë të festojnë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania