Panorama Sport (Albania)

Sezoni më i errët, mbyllet me 4... kupa

-

Tirana i jep fund sezonit më të errët në histori. Bardheblut­ë ngjiten si kampionë në elitë, duke arkivuar kësisoj rënien nga kategoria. Por ka një detaj interesat që duhet përmendur, pasi që pas ditës që dolën nga Kategoria Superiore kanë marrë 4 kupa. Gjithçka nisi me Kupën e Shqipërisë, ku thyen me shifrat 3-0 Skënderbeu­n, kaluan te Superkupa ku mposhtën Kukësin me golin e Mavejesë. Këto i përkisnin vitin 2017, ndërsa në 2018-ën morën fillimisht kupën simbolike e Grupit B dhe dje atë të Kategorisë së Parë. Edhe pse këto të fundit nuk ishin lakmuar kurrë prej bardhebluv­e, dashur pa dashur i shtohen listës së stërgjatë të trofeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania