Panorama Sport (Albania)

"Fat që Tirana ka këtë trajner, gabim nëse do të largohej"

-

Ish-kapiteni i Tiranës u bën thirrje drejtuesve që të mbajnë Ze Marian. Elvis Sina, në një deklaratë të dhënë për RTSH dje, teksa ishte i pranishëm në stadiumin "Elbasan Arena", i bëri një analizë sezonit të fundit të bardhebluv­e. Ai vlerësoi të rinjtë, por nuk ngurroi që të komentonte edhe mungesën e tifozëve. "Ishte më shumë se e vështirë të shihja Tirana në këtë kategori. Nuk e kisha menduar, por ja që ndodhi. Por fatmirësis­ht, gjithçka kaloi shpejt dhe tashmë jemi në këtë pikë, ndërsa skuadra po luan një finale, e cila i shërben për t'u ngjitur si kampione. Kategoria Superiore nuk ka një diferencë të madhe me Kategorinë e Parë. Nëse ka një gjë të mirë te Tirana e këtij sezoni, është besimi që u është dhënë lojtarëve e akademisë dhe këta të fundit ia kanë përligjur besimin. Mund të them se është fat se Tirana ka në drejtim një trajner si Ze Maria. Do të ishte një gabim nëse ai do të largohej nga skuadra. Finalja është një ndeshje për të kënaqur tifozët, nuk besoj se ekipi ynë do e ketë problem takimin me Kastriotin. Klubi ka nevojë për tifozët, pasi pa këta të fundit, futbolli nuk ka kuptim", deklaroi ish-mbrojtësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania