Panorama Sport (Albania)

Progni i diferencua­r, mungon Alban Hoxha

-

Partizani ka vazhduar dje normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës, që do të luajë ndaj Flamurtari­t në transfertë. Sulmuesi Gerhard Progni u është rikthyer përgatitje­ve, por ka qenë i diferencua­r për shkak se vazhdon të ndiejë ende dhimbje. Ai mungoi në stërvitjen e ditës së martë, që ishte e para për këtë javë. Megjithatë, Progni do të jetë në fushë në takimin që do të luhet të shtunën në Vlorë. Ndërkohë që ka rënë në sy për të dytën ditë rresht mungesa e portierit Alban Hoxha, i cili vazhdon të jetë me leje nga ana e klubit. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka probleme dhe trajneri Dalipi do të hedhë në fushë ata futbollist­ë që kanë gjendje fizike më optimale. Stërvitja e djeshme ka pasur karakter fiziko-taktik dhe Dalipi ka nisur të mendojë edhe për formacioni­n. Nuk ka munguar harmonia dhe në Vlorë të kuqtë do të garojnë për të siguruar fitoren, pasi pjesëmarrj­a në Europë ende nuk është siguruar. Në këtë transfertë, që do të jetë e fundit për këtë sezon, Partizani pritet të ketë edhe mbështetje­n e tifozëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania