Panorama Sport (Albania)

Guri, ja prapaskena­t me belgët

Shkodrani zgjodhi Ostenden, pasi iu premtua një vend në formacion. Zbulohen detajet

- SKERDILAID SULOZEQI

S indrit Guri është zyrtarisht futbollist i Ostende në Belgjikë. Transferim­i i tij po bën bujë për shkak të shifrës, e cila është me të vërtetë e lartë. Plot 710 mijë euro të deklaruara duhet t'u dorëzojë klubi belg verilindor­ëve. Pagesa është ndarë në dy pjesë, e para prej 500 mijë eurosh do të paguhet me datën 10 korrik, ndërsa e dyta më 30 shtator. Përveçse kësaj shifre, Kukësi do të zotërojë dhe 20 për qind të vlerës së kartonit të tij. Zyrtarët e klubit kanë përpiluar një kontratë, në të cilën theksohet se nëse klubi belg nuk paguan në kohë detyrimet, këstin e parë pikërisht më 10 korrik e të dytin më 30 shtator, do të aplikohet kamatë vonesë. Plot 5 mijë euro do u duhet të paguajnë belgët për çdo ditë vonesë. Megjithatë në klubin verilindor janë të bindur se skuadra belge do të jetë e saktë në ditët e shlyerjeve të detyrimeve, pasi për një gjë të tillë është rënë dakord më parë mes menaxherëv­e që kanë marrë pjesë në realizimin e këtij transferim­i. Kjo është shitja e dytë e klubit të Kukësit, pas transferim­it të Bakajt në Bjellorusi. LËVIZJET

Me këtë transferim Guri bëhet një ndër lojtarët shqiptarë më të shtrenjtë. Sakaq, vetë sulmuesi do të firmosë për tre vite për klubin belg dhe do përfitojë rreth 250 mijë euro pagesë vjetore. Ditën e sotme, 24-vjeçari do të udhëtojë drejt Belgjikës e më pas atje mbas kalimit të testeve mjekësore do të bëhet prezantimi i tij si futbollist i Ostende. Guri do rikthehet te Kukësi të përfundojë kampionati­n e më pas klubi verilindor do lëshojë letrat përkatëse që të realizohet plotësisht transferim­i. Sulmuesi do të kthehet ditën e premte në darkë nga Belgjika. Theksojmë që shkodrani nuk do të luajë në takimin ndaj Vllaznisë. KONKURRENC­A E GENT

Për Sindrit Gurin u interesua zyrtarisht dhe gjiganti belg, Gent. "Panorama Sport" zbulon ofertën e Gent, që ishte plot 700 mijë euro në adresë të Kukësit dhe 20 për qind të kartonit të lojtarit në rast se ai do shitej. Gent kishte avantazh dhe pagën vjetore, e cila kalonte 40 mijë euro në muaj për Gurin. Klubi i Kukësit ishte i gatshëm ta shiste dhe te Gent sulmuesin dhe mund të bënte një biznes të mirë. Por, ka qenë menaxheri i lojtarit dhe vetë Guri që kanë ndërhyrë dhe janë shprehur se Ostende është klub më i përshtatsh­ëm, pasi i ka siguruar sulmuesit se do ketë hapësira për të luajtur, madje pse jo dhe

titullar, ndërsa te Gent një gjë e tillë nuk ka qenë e sigurt. Gjithashtu, menaxheri i Gurit, por dhe drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, që kanë punuar dhe kanë kryer këtë operacion, kanë pasur më shumë "afrimitet" me homologët e Ostende. Një disa-

vantazh i Gent ka qenë dhe mënyra e pagesës, e cila do paguhej me dy këste të barabarta, 350 mijë euro më 15 korrik të këtij viti, e tjetra më 15 korrik të vitit 2019. Pra, nuk ka qenë diferenca prej 10 mijë eurosh më tepër që Ostende ka ofruar më shumë se Gent.

 ??  ??
 ??  ?? Oferta zyrtare e bërë nga klubi belg i Gent për Sindrit Gurin.
Oferta zyrtare e bërë nga klubi belg i Gent për Sindrit Gurin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania