Panorama Sport (Albania)

Shtubina dhe Nika, mesazhe Vllaznisë

Dy lojtarët e Laçit, të hidhëruar për atë që po ndodh me kuqeblutë

-

Vllaznia është me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe sensibiliz­imi nga ish-lojtarët apo njerëz të artit dhe tifozët shkodranë është i madh ditët e fundit. Por, ata që kanë reaguar kanë qenë edhe dy futbollist­ët e Laçit, skuadër e cila në një farë mënyre ka në dorë fatet e mbijetesës së Vllaznisë. Ish- kapiteni i shkodranëv­e, Ndriçim Shtubina, ka postuar një mesazh prekës në rrjetin social "Instagram", ku në foto shfaqet babai i tij i ndjerë. Në këtë postim, ai shkruan: "Njerëzit vdesin, Vllaznia jo", duke treguar se ai është i hidhëruar për situatën, në të cilën gjendet ekipi i tij i zemrës. Ndërsa, Ansi Nika, një tjetër shkodran që luan për bardhezinj­të, ka postuar një foto të tifozëve të Vllaznisë, ku shkruhet: Ju nuk e meritoni këtë që po ndodh, shpresa vdes e fundit". Trajneri i sapoemërua­r në krye të kuqebluve, Ervis Kraja, u ka kërkuar lojtarëve shkodranë që janë te Laçi të fitojnë në ndeshjen ndaj Kamzës, pasi kështu Vllaznia do të ketë një shans më shumë për të shpresuar te mbijetesa deri në takimin e fundit. Nga ana tjetër, këtyre futbollist­ëve u është kërkuar nga drejtuesit e Laçit, që të mos japin asnjë prononcim për mediat, pasi situata është delikate. Laçi do të kërkojë fitoren ndaj Kamzës, pasi synon të blindojë vendin e katërt në kampionat. Kurbinasit kanë shpresë të sigurojnë pjesëmarrj­en në Europë, duke fituar Kupën e Shqipërisë, pasi janë në finale ndaj Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania