Panorama Sport (Albania)

Zbardhen mesazhet, Gjoka: U tradhtova kundër Partizanit

“U lashë në baltë, lufta nuk bëhet kurrë vetëm”

- SENAD NIKSHIQI

L argimi i Ernest Gjokës nga Vllaznia në këtë moment delikat të sezonit, nuk ka lënë shumë të kënaqur në Shkodër. Drejtuesit e thanë këtë gjë pas ndeshjes me Partizanin, por ka edhe nga tifozët që nuk janë pajtuar me mënyrën se si u largua trajneri. Njëri prej tyre i ka shkruar dhe ish-trajneri i kuqebluve i ka thyer përgjigje, duke bërë akuza të forta ndaj skuadrës së Vllaznisë. Ai thotë se ndihet i tradhtuar nga ekipi dhe nga drejtuesit për ndeshjen ndaj Partizanit. Gjoka tregon se u la në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye vendosi të largohej. Trajneri nuk pranon se është frikacak, duke përmendur faktin që qëndroi në Shkodër, edhe pas sulmit me thikë që i bënë disa muaj më parë. "Panorama Sport" ka arritur të sigurojë bisedën mes tifozit dhe Ernest Gjokës.

TIFOZI: Ti Ernest Gjoka je i paburrë. Haram buka në Shkodër. Ke për t'u mbajtur mend në të gjithë historinë e futbollit shqiptar si frikacak. Pa respekt...

GJOKA: Ti mund të thuash pa respekt. OK është mendimi juaj. Unë mendoj që nuk ika si frikacak, por ika sepse në ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi. Dhe për këtë arsye u largova. Kurse për frikacak, kam katër muaj që jam nga mëngjesi deri në darkë me agjent krimesh, të cilët më shoqëronin çdo ditë. Pse çfarë ekuilibras­h prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që të ikja nga Shkodra? Dhe po të isha frikacak, kisha ikur me kohë, që kur më sulmuan. Por, vazhdova sepse doja të luftoja deri në fund për Vllazninë, si fanellë e rëndë. Por, lufta bëhet me bashkëpunë­torë jo vetëm. Dhe unë ngela vetëm. Ju mund ta mendoni si të doni, pa respekt apo me respekt. Të faleminder­it që më shkrove me emër, e vlerësoj.

TIFOZI: Unë kam parë burra që kanë derdhur lot për Vllazninë. Janë bërë të sëmurë. Meqë s'je frikacak, atëherë kush të la në baltë, të paktën kaq na e ke borxh. Ti kishe dorë të lirë te Vllaznia. Nuk duhet të ikje sepse nuk ke pyetur asnjë prej drejtuesve, ashtu siç ke marrë përsipër çdo gjë dhe tani po kërkon t'u ikësh përgjegjës­ive. Pse nuk kërkove ndihmën e ne tifozëve, pse nuk ishe i drejtpërdr­ejtë? Na thuaj kush është fajtori apo kush janë fajtorët?

 ??  ?? Faksimile të bisedës mes Gjokës dhe
tifozit të Vllaznisë
Faksimile të bisedës mes Gjokës dhe tifozit të Vllaznisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania