Panorama Sport (Albania)

Kamza: Boll qatë Vllazninë, e sfiduam në shesh të burrave

Klubi kryeqyteta­s bën reagim zyrtar: Edhe neve na vjen keq, por këto janë rregullat

-

Kanë mbetur edhe 180 minuta për t'u luajtur në Kategorinë Superiore dhe Kamza është në kërkim të vetëm një pike për të siguruar mbijetesën. Klubi kryeqyteta­s ka bërë një deklaratë zyrtare, pas të gjithë sensibiliz­imit të opinionit sportiv që reagon për situatën e rëndë të Vllaznisë. Ata pretendojn­ë se të gjithë po qajnë për kuqeblutë, por harrojnë se ata janë me meritë aty. Madje, faqja zyrtare ka gjetur dhe problemin e shkodranëv­e, duke theksuar se kishin një problem menaxhimi. Kjo thirrje ka ardhur si pasojë e zërave që duan që Vllaznia të shpëtojë. Klubi i Kamzës thekson se nuk është çudi që shkodranët gjenden në atë pozicion. Ja deklarata e plotë: "Shikojmë në media vajtime dhe thirrje të ndryshme për Vllazninë. Jemi edhe ne në keqardhje për një skuadër me tradita në futbollin tonë, por që gara e tillë është, kush gabon ndëshkohet! Gabimet e Vllaznisë në menaxhim nuk mbulohen me propaganda mediatike. Megjithatë, nuk jemi këtu për të analizuar Vllazninë. Shkodranët aty na kishin, në sheshin e burrave në mes të 'Loro Boriçit', por e pa e gjithë Shqipëria se nuk na mundi dot në fushën e blertë. E kur s'na mundi në fushën e blertë, pa dyshim s'mund të na mundi në media apo me anë të thirrjeve të dëshpëruar­a për kundërshta­rët tanë. Kamza është me meritë në këto pozita dhe pa dhurata si ndonjë rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos bëjë të çuditurin për Vllazninë në këto momente, kur kjo situatë është e paralajmër­uar prej kohësh.

KF Kamza fton të gjithë tifozët në përkrahje të skuadrës dhe të jeni të bindur të gjithë se do të triumfojmë sërish! Para KAMZA", ka qenë reagimi i skuadrës kryeqyteta­se në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania