Panorama Sport (Albania)

Ish-lojtari i Vllaznisë: Turp t’i kërkoni nder Laçit

“Situata e rëndë, legjenda thirrje për mëshirë”

-

rezikun e rënies së Vl laznisë nuk e ndien vetëm qyteti dhe njerëzit pranë skuadrës, por i gjithë opinioni sportiv. Futbollist­ë, ish-futbollist­ë apo edhe legjenda të kuqebluve ndër vite kanë bërë thirrje për të shmangur situatën aktuale të Vllaznisë. Mirëpo, ka edhe të tjerë që e shohin me sy kritik këtë situatë dhe nuk e pranojnë me lehtësi situatën aktuale, ku vetë legjendat që e kanë ngritur në piedestal emrin e Vllaznisë të bëjnë thirrje për mëshirë.

ISH-FUTBOLLIST­I - Polizoi Arbri ka shfrytëzua­r rrjetet sociale dhe një status të Edi Martinit për të reaguar mbi situatën e Vllaznisë, duke e cilësuar si turp momentin aktual që detyron një legjendë si Martini të kërkojë mëshirë. "Profesor… Ti e ndien më shumë se kushdo tjetër këtë gjendje që u katandis Vllaznia. Për aq sa luajta dhe në momentin që vesha atë fanellë, jam ndier i vlerësuar që më besuan atë fanellë aq të shtrenjtë dhe mendoj se e kam respektuar. Turp për ata që e katandisën dhe të arrijë një legjendë si Edi Martini të bëjë këtë status për mëshirë. Mos më keqkupto profesor. Respekte!", shkroi Arbri.

EDI MARTINI - Më parë, ish-trajneri i Vllaznisë dhe Laçit, Edi Martini, kishte reaguar në faqen e tij zyrtare në "Facebook": "Kanë kaluar shumë vite, që bashkë me presidenti­n Pashk Laska, dolëm në Superligë dhe që prej asaj dite Laçi shkroi historinë në futbollin shqiptar. Jam tifoz i atij ekipi dhe atij presidenti, por sot më shumë se kurrë i uroj të fitojë edhe për Vllazninë time!", shkruante Martini.

 ??  ?? Moment nga humbja e fundit e Vllaznisë në transfertë­n me
Partizanin
Moment nga humbja e fundit e Vllaznisë në transfertë­n me Partizanin
 ??  ?? Polizoi Arbri me fanellën e Vllaznisë
Polizoi Arbri me fanellën e Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania