Panorama Sport (Albania)

Kristal Abazaj, ftesë nga Kombëtarja

-

Kristal Abazaj merr sërish ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Grumbullim­i i talentit për dy miqësoret e radhës është konfirmuar dje nga klubi i Luftëtarit në faqen zyrtare në "Facebook". 21-vjeçari nga Tropoja do të jetë gati për miqësoret ndaj Kosovës më 29 maj dhe Ukrainës më 3 qershor, që do të zhvillohen në Zvicër. Duket se këtë herë debutimi i Abazajt me Shqipërinë është thuajse i sigurt. Pesë muajt e parë të vitit 2018-të kanë qenë me të vërtetë specialë për talentin e Luftëtarit, që do të vijojë karrierën te gjigandët belgë të Anderleht. Tashmë i kanë mbetur edhe 2 ndeshje me Luftëtarin për të vulosur kualifikim­in në Europë me gjirokastr­itët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania