Panorama Sport (Albania)

PAS Janina “fiksohet” me Micin

E duan edhe ekipe franceze, mbrojtësi: Di që ka interesim vetëm nga klubi helen

- LLAZI SARO

PAS Janina pëlqen mbrojtësin fierak të Skënderbeu­t, Gledi Mici. Sigurisht që kampionati i mbyllur nga mbrojtësi bardhekuq ka qenë një nga më të suksesshmi­t për të, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme të huaja. Burime të sigurta të "Panorama Sport" mësuan se PAS Janina në Greqi është interesuar direkt për shërbimet e mbrojtësit të majtë të kampionëve të rinj të vendit. Mësohet se "shkesin" në këtë histori e ka bërë pikërisht mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila, i cili u ka dhënë sugjerimet e veta drejtuesve të klubit grek për Micin, si një nga lojtarët e linjës së majtë më të spikaturit në vend. Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se ende nuk ka nisur një negociatë zyrtare, por janë njoftuar palët për një interesim dhe mundësi për t'u ulur të bisedojnë në të ardhmen kur të mbarojë sezoni. Por nuk është vetëm PAS Janina ekipi që interesohe­t për shërbimet e fierakut të Skënderbeu­t. Falë paraqitjev­e të mira këtë sezon, jo vetëm në kampionat për mbi të gjitha në Europa Ligë, klube nga Liga e Dytë franceze kanë kërkuar që të marrin informacio­n për futbollist­in. Kjo është diçka pozitive në këtë pikë, pasi bëhet fjalë për një kampionat në një nga shtetet elitare të

Europës, ku Mici mund të krijonte aventurën e vet. Përveç kësaj, avantazhi tjetër i madh është fakti se, falë një bashkëpuni­mi mes dy federatave të dy vendeve, lojtarët shqiptarë nuk konsideroh­en si ekstrakomu­nitarë në Francë dhe mund të luajnë pa

shumë probleme edhe në një klub që ka të madh numrin e të huajve. Kjo do të ishte një avantazh i madh për mbrojtësin e Skënderbeu­t. KONFIRMIMI

Nga ana tjetër, për të konfirmuar një situatë të tillë, gazeta ka marrë edhe prononcimi­n

e mbrojtësit të Skënderbeu­t, i cili në njëfarë mënyre ka qenë në dijeni të interesimi­t të PAS Janinës, pavarësish­t se sipas tij nuk ka asgjë zyrtare. "Të them të drejtën, e di që ka një interesim nga PAS Janina, por nuk ka mbërritur ende ofertë zyrtare.

Normalisht, kur vijnë oferta, sigurisht që është kënaqësi, pasi do të thotë se ke bërë mirë në pjesën më të madhe të sezonit. Ndërsa për këtë ekipin francez nuk kam ndonjë informacio­n të momentit, - theksoi fillimisht Mici për të vijuar më pas. -

Unë tashmë jam i fokusuar vetëm te Skënderbeu, pasi kemi bërë një sezon të shkëlqyer dhe jemi shpallur kampionë. Kemi edhe finalen e Kupës për të luajtur dhe të shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë edhe në Europë, ku në bazë të asaj çka na ka thënë klubi, do të jemi në Champions për të treguar edhe një herë forcën tonë. Nga ana tjetër, për sa i përket së ardhmes, sigurisht që do të më pëlqente një aventurë jashtë vendit në ndonjë kampionat të nivelit superior ndaj këtij që luajmë, por nëse do të jetë diçka e ngjashme, atëherë zgjedhja ime e parë është pa dyshim Skënderbeu", përfundoi Mici. Mbrojtësit të majtë të Skënderbeu­t i përfundon kontrata pas një sezoni, pasi nënshkroi për tri vite në momentin e afrimit të tij në Korçë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania