Panorama Sport (Albania)

Festa e titullit, zbulohen surprizat e korçarëve

-

Skënderbeu është duke përgatitur festën e titullit kampion dhe një gjë e tillë kërkon kohë për bardhekuqt­ë. Korçarët kanë filluar të mendojnë vetëm për të festuar pas ndeshjes me Vllazninë. Sigurisht, do të jetë një mbrëmje e mbushur me surpriza. E para janë bluzat që kanë filluar të bëhen gati. Do të jenë më shumë se 4000 copë që do të shpërndahe­n në Korçë kundrejt një çmimi simbolik prej 300 lekësh së bashku me biletën. Klubi ka menduar edhe për ata që nuk do të kenë dëshirën për të pasur një bluzë, duke caktuar një çmim prej 100 lekësh vetëm për biletë. Një gjë është e sigurt, Korça pas dy javësh do të jetë e gjitha në festë. Ky është edhe njoftimi zyrtar i klubit korçar. "Bluza # Champi8ns së shpejti në treg! Dekor special për ceremoninë e dorëzimit të titullit të 8- të kampion në histori. Klubi i futbollit ' Skënderbeu' ka dizajnuar bluzën zyrtare të festës, e cila do të jetë gati brenda disa ditësh dhe do të dalë në shitje kundrejt një çmimi simbolik. Ceremonia e dorëzimit të titullit do të zhvillohet më 23 maj, datë në të cilën do luhet dhe takimi i fundit i sezonit ndaj Vllaznisë. Bluza #Champi8ns do të dalë në shitje te pikat e shitjes së biletave dhe blerja do të jetë opsionale. Kundrejt çmimit simbolik prej 300 lekë, tifozët mund të pajisen me bluzën #Champi8ns dhe biletën e ndeshjes. Për të gjithë ata që nuk janë të interesuar për bluzën e festës, hyrja në tribunat A, B, C, D, dhe E do të kushtojë 100 lekë. Për detaje të mëtejshme do të ketë një njoftim të dytë nga klubi. Le ta kthejmë në festë të madhështor­e!"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania