Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Orgest Gava shpall “divorcin”

Mesfushori, drejt rikthimit tek Elbasani: Shkoj nëse do të ketë projekt serioz për të ardhmen

-

Mesfushori qendror, Orgest Gava, nuk do të qëndrojë te Lushnja për sezonin e ardhshëm. Me përfundimi­n e kontratës në fund të muajit, mesfushori 28-vjeçar do të largohet nga stadiumi "Roza Haxhiu". Lajmin e konfirmoi vetë futbollist­i elbasanas për gazetën "Panorama Sport" duke u shprehur: "Kam vendosur të largohem me gjithë respektin që kam për ekipin dhe qytetin e Lushnjës", ka deklaruar mesfushori Gava. Sezoni te Lushnja nuk shkoi dhe aq mirë, në një skuadër që ishte faktor në kampionat deri në përfundimi­n e dy fazave. "Ky sezon kishte të mirat dhe të këqijat e veta. Bëmë maksimumin me kushtet që kishim. Me dëmtimet e lojtarëve dhe me ndërrimet e trajnerëve. Më vjen keq që nuk mblodhëm më shumë pikë që të ishim në garë deri në fund", komentoi Gava. Mesfushori 28- vjeçar nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura me Teutën dhe me Luftëtarin duke u shpjeguar: "Në këto dy ndeshje të fundit nuk do të luaj sepse dua t'iu hap rrugë lojtarëve të rinj, që do të jenë për vitin tjetër. Do të vij të përshëndet­em me ekipin, patjetër", tha Gava. Rikthimi i Elbasanit në Kategorinë e Parë mund të jetë një alternativ­ë që mesfushori të rikthehet me verdheblut­ë. Aty ku trajneri Mirel Josa e aktivizoi në moshë të re, ndërsa ish-trajneri Bushati e grumbulloi me U-21 të Shqipërisë. Alternativ­a mbeten edhe Bylisi me Tomorin që do të organizohe­n për të pretenduar elitën. "Do të shoh një herë ofertat që do të kem. Nëse do të ketë një projekt serioz për ngjitjen e ekipit të Elbasanit në Superiore, do të pranoja me kënaqësi, sepse unë dua të rri pranë familjes. Ofertat e tjera do t'i pres me kënaqësi, por vetëm një projekt serioz më bind. Gjithsesi, është herët akoma për të menduar", përfundoi mesfushori Gava prononcimi­n për gazetën. Një sezon luajti te Lushnja mesfushori Orgest Gava. Ai regjistroi një autogol në ndeshjen premierë me Vllazninë dhe një gol në ndeshjen e dytë me Flamurtari­n. Përveç Lushnjës, Gava ka luajtur më parë me Elbasanin, Shkumbinin dhe Bylisin. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania