Panorama Sport (Albania)

E gjithë Vora në stadium, synohet kupa historike

-

Vora do të finalizojë sot një sezon të suksesshëm që kulmoi me ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Gerald Cani ka bërë gjithçka mirë në sezonin që sapo u mbyll dhe siguroi për herë të parë një vend në Kategorinë e Parë. Fitorja 4-0 ndaj Internacio­nalit në takimin e fundit të kampionati­t, u dha të drejtë vorakëve që të synojnë edhe Kupën e skuadrës më të mirë të Kategorisë së Dytë. Sot në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi", të besuarit e Canit nuk do ta kenë aspak të lehtë, përballë Elbasanit, skuadrës së traditës që nuk ka humbur asnjë ndeshje në këtë sezon futbollist­ik. Megjithatë, ata do të luajnë shanset e tyre dhe trajneri ka kërkuar që të tregojnë vlerat më të mira, pasi objektivi primar është arritur. 20 milionë lekë të vjetër shpërblim nga Federata Shqiptare e Futbollit për ekipin fitues, janë gjithashtu një motivim i madh për futbollist­ët. Ndërsa, tifozët kanë premtuar se do të jenë të shumtë në këtë ndeshje për të festuar trofeun historik, çka do t'i hapë rrugën e suksesit këtij ekipi, një kategori më lart. Vora është një skuadër e ndërtuar pak vite më parë dhe që ka krijuar eksperienc­ën për të luajtur në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Drejtuesit janë duke menduar edhe për merkaton, për një përfaqësim sa më dinjitoz sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania