Panorama Sport (Albania)

Përrenjasi me stadium të ri, publikohet projekti

-

Pas rënies në Kategorinë e Tretë ka ardhur një lajm i mirë për skuadrën e Domozdovës. Klubi ka publikuar dje projektin e stadiumit të ri, punimet e së cilit do të nisin brenda dy muajsh. Impianti i ri është menduar të jetë bashkëkoho­r, jo shumë i ekzagjerua­r në dimensione, por funksional dhe i përdorshëm për të gjitha aktivitete­t sportive në qytet. Sipas asaj që drejtuesit kanë shkruar në faqen e ekipit, për ndërtimin e këtij impianti është siguruar dhe financimi i përbashkët me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Mësohet se është gjetur akordi me ministrinë, e cila do investojë një pjesë të fondeve, ndërsa pjesën tjetër do ta plotësojë bashkia nga buxheti i saj. Nuk bëhen të qarta kostot e stadiumit dhe afati kur do të përfundojn­ë punimet. Gjatë sezonit të shkuar ekipi vuajti shumë, pasi ka udhëtuar sa nga një fushë në tjetrën për të luajtur ndeshjet. Lear Hyka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania