Panorama Sport (Albania)

Kraja nuk dorëzohet: Sigurojmë mbijetesën

-

Ervis Kraja do të ketë ndoshta një nga javët më të vështira në karrierën e tij. Përgjatë gjithë sezonit ka drejtuar skuadrën e dytë të Vllaznisë, ndërsa tani në momentet më delikate do të jetë edhe në stolin e Vllaznisë A, e cila është pranë rënies nga Kategoria Superiore, kur duhen luajtur dy ndeshje si dhe do të drejtojë sot Vllazninë B në ndeshjen "play-out" ndaj Orikumit, që do të luhet në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrës. "Në këtë takim ne do të shkojmë me formacion të plotë dhe do t'ia bëjmë hyzmetin në maksimum.

Tek ekipi i dytë kemi bërë një punë të lodhshme gjatë gjithë vitit dhe ajo duhet të shpërblehe­t, ndaj jam i bindur se do të shkojmë për fitore. Në këtë takim mund të ketë lojtarë që kanë luajtur te skuadra e parë dhe do të jenë në ekipin e dytë, ashtu siç do të ndodhë edhe e anasjella. Gërshetimi i futbollist­ëve është i nevojshëm që të arrijmë edhe objektivin për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë", ka thënë Kraja. Por, edhe në rast se fitojnë, Vllaznia B mund të sakrifikoh­et duke rënë një kategori më poshtë, nëse skuadra e parë nuk arrin të qëndrojë në Superiore. Rregullorj­a e FSHF-së nuk lejon dy skuadra në të njëjtën kategori dhe nga kjo situatë mund të përfitojë edhe Orikumi. Admir Uruçi FORMACIONI I MUNDSHËM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania