Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, me valixhe në duar

Mavraj, Kaçe, Memushaj e Ajeti, pa skuadër dhe garanci për sezonin e ardhshëm

- OLSI TUJANI

F undi i sezonit nuk i ka gjetur legjionarë­t të gjithë në një moment të suksesshëm. Nga e gjithë ecuria me skuadrat e tyre, rreshtohen të paktën dhjetë prej kuqezinjve që do të jenë me valixhe në duar sapo të hapet dritarja e transferim­eve në përfundim të sezonit. Arsyet? Disa prej tyre po kalojnë situatë të vështirë në ekipet respektive dhe të tjerë kanë në treg një sërë ofertash.

SISTEMIMET - Një prej futbollist­ëve të Kombëtares që po vuan më së shumti gjendjen aktuale në skuadër është mbrojtësi i Hamburgut. Mërgim Mavraj, që pas ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë, ka marrë një ndëshkim nga ekipi. Pa dhënë asnjë arsye në publik, drejtuesit dhe stafi teknik i Hamburgut e dërguan shqiptarin në skuadrën e të rinjve dhe më pas e ndëshkuan që aty të kishte vetëm mundësi për t'u stërvitur e jo për aktivizim. Në këto kushte, Mavraj do të jetë një prej lojtarëve që do të kërkojë destinacio­n të ri. Më i mundshmi? Disa skuadra prestigjio­ze turke janë të interesuar­a për shqiptarin. Kaçe, pas përfundimi­t të huazimit te Panathinai­kos, do të jetë në kërkim të skuadrës. PAOK zotëron kartonin, por nuk përjashtoh­et mundësia e largimit nga ky ekip. Ledian Memushaj, i harruar nga Benevento që pas periudhës së janarit, kur për shqiptarin pati një sërë ofertash. E ardhmja shihet edhe drejt Barit të Migjen Bashës. Arlind Ajeti është ende pezull për të ardhmen. Krotone

është në dyshim për mbijetesën, ndërkohë që edhe pozitat e tij në ekip nuk janë të forta. Ndaj, pritet me shumë gjasë që të vendose Torino për të ardhmen e tij.

Drejt suksesit - Elseid Hysaj është ndër më të kërkuarit shqiptarë në merkato.

Çelsi, Liverpul apo Junajtid mund të jenë destinacio­ni i mbrojtësit në merkaton e verës. Berat Gjimshiti, me paraqitjet që ka bërë, do të rikthehet tek Atalanta, e cila i zotëron kartonin dhe me shumë gjasë pritet ta mbajë. Emanuele Ndoj, me

sirenat nga Seria A që ka pasur, pritet të hedhë një hap cilësor. Qaka u transferua nga Poli Iasi te Steaua e Bukureshti­t. Eros Grezda, pavarësish­t dëmtimit së fundmi, pritet të ndryshojë destinacio­n. E ardhmja? Bundesliga mbetet opsion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania