Panorama Sport (Albania)

Mjekët dyshues, nuk kaloi vizitat mjekësore

-

Kamer Qaka udhëtoi të martën drejt Bukureshti­t për të takuar presidenti­n e Steauas së Bukureshti­t, ku edhe u diskutuan detajet e transferim­it. Mirëpo, dje ishte dita e finalizimi­t dhe e kryerjes së vizitave mjekësore. Në mëngjesin e ditës së djeshme, kur edhe ishin rezervuar vizitat mjekësore, teksa shqiptari po u nënshtrohe­j kontrollev­e, mjekët nuk janë bindur për t'i dhënë atij konfirmimi­n për transferim­in tek ekipi i ri. Qakës iu kërkua që të kryente edhe një herë testet mjekësore rreth mesditës dhe, për fat të mirë, gjithçka rezultoi në rregull. Me firmën nën kontratë, Qaka është futbollist­i më i ri i Steauas së Bukureshti­t, e cila do të marrë pjesë në kompeticio­net europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania