Panorama Sport (Albania)

Trajneri Titz: Mavraj të pranojë vendimin

-

Hamburg ndryshoi trajnerin në mes të sezonit dhe një nga veprimet e para që bëri Kristian Titz, ishte ndëshkimi i Mavrajt dhe i Uallas. Mirëpo, edhe aktualisht që sezoni mbaroi negativish­t për Hamburgun, e cila do të jetë në Bundesliga 2 këtë sezon, trajneri Titz nuk ka ndryshuar mendim. "Vendimi për Mavrajn dhe Uallas nuk ndryshon. Lojtarët duhet ta pranojnë", ka deklaruar Titz. Ky i fundit, dje ka nënshkruar edhe kontratën e rinovimit me skuadrën gjermane, ndërsa shqiptari i Kombëtares do të duhet që të gjejë një destinacio­n të ri për vazhdimësi­në e karrierës së tij. Mavraj ka edhe një sezon kontratë me Hamburgun, por në merkato pritet të ndryshojë skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania