Panorama Sport (Albania)

Bind Partizani, mposht Vllazninë

-

Partizani mposht edhe Vllazninë kryesuese dhe hedh një hap drejt zyrtarizim­it të pjesëmarrj­es në fazën "play-off". Kur mbetet edhe një javë për t'u luajtur, të kuqtë kanë një transfertë delikate në Kukës, pasi të rinjtë verilindor­ë kanë shansin e fundit për mbijetesë. Gjithsesi, edhe rivali direkt i Partizanit, që është Shkëndija e Tiranës, ka një takim shumë të vështirë, pasi e mbyll kampionati­n në transfertë ndaj Vllaznisë. Sa i përket ndeshjes së djeshme të luajtur në Yrshek, vlen të theksohet se ka qenë shumë e bukur, teksa në fund fitorja i buzëqesh skuadrës së drejtuar nga Ylli Shehu. Loja nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat luftojnë fort për topin e parë. Në minutën e 11-të, Partizani fiton një 11metërsh, pas një prekje të topit me dorë në zonën shkodrane. Haxhiu tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i kalon të kuqtë në avantazh. Mirëpo, kryesuesit shkodranë nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm për të barazuar. Në minutën e 29-të është Lekaj që përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Partizanit dhe barazon shifrat me një goditje të saktë nga një distancë e afërt me portën. Gëzimi i miqve zgjat shumë pak, pasi vetëm një minutë më pas të kuqtë rikthehen përsëri në avantazh, ku Haxhiu jep një asist të shkëlqyer për Çelën, që e shfrytëzon më së miri, duke e dërguar në rrjetë. Në të 49-ën gjërat do të lehtësohen për skuadrën e kuqe, pasi Rahova merr kartonin e dytë të verdhë dhe Vllaznia mbetet me një lojtar më pak. "Demat" e shfrytëzoj­në superiorit­etin numerik,

duke e kontrollua­r lojën. Madje, Partizani i afrohet disa herë golit të tretë me anë të Xhymertit, por pa mundur ta gjejë atë. Rezultati nuk do të ndryshojë dhe Partizani merr tri pikë shumë të çmuara përballë një rivali shumë të fortë si Vllaznia.

 ??  ?? Lojtarët e kuq duke festuar
Lojtarët e kuq duke festuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania