Panorama Sport (Albania)

Grizman i dhuron kupën Atletikos

Sulmuesi francez godet dy herë transalpin­ët, kapiteni Gabi mbylli llogaritë me finalen

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

N ë Ligën e Europës është një tjetër histori... Në Ligën e Europës nuk janë "kushërinjt­ë" e veshur me të bardhë që çdoherë i patën shuar ëndrrat në momentin më të bukur. Në Ligën e Europës Realin e bën Atletiko e Madridit... Trofeu i tretë në 9 vite, kupa e dytë për "Çolo" Diego Simeonen, pas asaj në vitin 2012. Pritje e Marsejës, që trofeun e fundit europian e ka fituar në vitin 1993 duhet të vazhdojë... Dopieta e Grizmanit, që në 2016- ën humbi dy finale në një muaj thyen shpejt rezistencë­n e francezëve, ndërsa kapiteni Gabi vë firmën te 3-0, "piktura" këto të një grupi që nga viti 2012 e në vazhdim ka luajtur gjithmonë një rol prej protagonis­ti në futbollin europian. Ndeshja nuk ishte aspak e luftuar deri në minutën e fundit. Fundja, edhe parashikim­i i pragsfidës ishte me sens unik. Në fund, fiton "çolizmi"... GRIZMAN ZHBLLOKON...

Zjarri që tifozët e frikshëm të Marsejës i vunë tribunës së tyre në momentin e prezantimi­t të skuadrave, disa flakadanë në fushë dhe mjegulla që ata krijuan në stadiumin e Lionit, trembi disi në fillim Atletikon e Madridit, duke qenë se të zotët e shtëpisë e shohin golin shumë pranë, por asisti fantastik i Paje për Zhermen, i vetëm përballë portierit dërgohet mbi traversë. Një rast flagrant i humbur nga të zotët e shtëpisë, i cili nuk bën gjë tjetër, veçse zgjoi gjigantin e fjetur, atë Antuan Grizman që do të fitojë i vetëm ndeshjen. Atletiko, si gjithmonë shumë e kujdesshme pret iniciativë­n e kundërshta­rit, por kur nis të fitojë metra dhe sidomos kur lëshohet në kundërsulm është thjesht vdekjeprur­ëse. Golin e gabuar shumë shpejt, Marseja e paguan shtrenjtë, sepse ylli i madrilenëv­e në aksionin e parë të vërtetë e dërgon topin në rrjetë: Anguisa gabon stopimin e topit të ardhur nga portieri Mandanda, Gabi rikuperon dhe nis menjëherë Grizmanin, i cili me të hyrë në zonë nuk fal me të majtën. 1-0 për Atletikon dhe ndeshja vihet në dishezë për spanjollët, ndonëse Marseja tenton menjëherë të reagojë me një goditje me kokë të Okampos, por që përfundon jashtë për çështje centimetra­sh. Dhe për ta bërë më të errët mbrëmjen e francezëve është

dëmtimi i yllit të skuadrës, Dimitri Paje, i cili në minutën e 33-të lë fushën mes lotëve për një tërheqje muskulore dhe Atletikos kaq i mjafton që ta ndiejë më shumë mes duarve trofeun. Pjesa e parë mbyllet me skuadrën e Garsias në sulm, por një herë

Oblak dhe herë të tjera mbrojtja madrilene largojnë rrezikun. GRIZMAN E MBYLL...

Pjesa e dytë, ose më saktë, e gjithë ndeshja mbyllet pa filluar mirë për Marsejën sepse pas vetëm 4 minutash lojë, transalpin­ët kapitulloj­në: Koke gjen vertikaliz­imin

perfekt në thellësi për Grizmanin, me francezin që e shtyn topin përpara dhe me të majtën djeg në dalje Mandandanë. 2-0 për Atletikon, Marseja hyn në konfuzion total dhe pasi rrezikon autogolin me Rami, i dorëzohet pa kushte spanjollëv­e. Skuadra e drejtuar nga Burgos (Simeone në tribunë, pasi ishte i skualifiku­ar) merr frenat e lojës në dorë, ndërsa nga ana tjetër, trajneri Garsia edhe pse mundohet të ndryshojë ritmin, duke hedhur në fushë N'Jie e Mitroglu, është e vështirë që të çajë Atletikon. Me avantazhin e dyfishtë, madrilenët nuk kanë nevojë që të shpenzojnë energji, por rigrupohen në mesfushën e tyre dhe presin. Francezët shtyjnë, tentojnë të bëjnë gjithçka për të rihapur sfidën, por kur shohin që rasti i tyre më i artë, ndalet në shtyllën e goditur nga Mitroglu, në minutën e 81-të, atëherë shpresat shuhen përfundimi­sht dhe të gjithë presin goditjen finale. Pikërisht atë goditje që ia jep Gabi, në të 88-ën që stopon asistin e dytë nga Koke në brendësi të zonës dhe me të djathtën nga pozicion diagonal dënon sërish portierin Mandanda. Atletiko bën tris, ndërsa Grizmani në minutën e 90-të del nga fusha e lojës si hero, si njeriu i finales dhe merr duartrokit­jet edhe nga tifozët kundërshta­rë, të cilët me Botërorin në horizont shpreson që t'i bëjë të ëndërrojnë me bluzën e Francës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania