Panorama Sport (Albania)

Trajneri Garsia: E humbëm vetë këtë finale

-

Rudi Garsia kishte shpresuar që ëndrra e bukur të kishte vazhduar edhe në këtë finale, por Marseja e tij u zgjua në momentin e gabuar dhe nuk tregoi asgjë nga ajo forcë sulmuese që e solli deri në finalen e Lionit. "Është e vështirë të humbësh kështu, aq më shumë kur këtë trofe e luanim edhe në shtëpinë tonë. Por, futbolli i tillë është dhe fatkeqësis­ht ne po e vuajmë këtë moment negativ. Marseja u shua në momentin më të rëndësishë­m dhe fajtor për këtë jam edhe unë. Nëse do të kishim shënuar atë gol që në minutën e katërt, ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe... E humbëm vetë këtë finale. Në sfida të tilla nuk të lejohen gabimet. Ne bëmë shumë, Atletiko asnjë dhe e meritoi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania