Panorama Sport (Albania)

Torres: Nuk mund të largohesha më i lumtur

-

Fernando Torres ishte ndër ata që i dhuroi Atletikos shkëndijat e para si klub i madh në Spanjë e Europë, u largua dhe u rikthye sërish, por këtë herë për të thënë lamtumirë në fund të sezonit, ndonëse këtë do ta bëjë me Ligën e Europës në duar, një dhuratë që të gjithë shokët deshën t'ia bënin: "Jam i lumtur, ishte diçka shumë e bukur dhe realisht nuk mund të kishte një dhuratë. I falenderoj shokët e skuadrës që më përgëzuan dhe më nënvizuan se kjo ishte mbi të gjitha një dhuratë falenderim­i për mua, por heronjtë e vërtetë të Atletikos janë ata dhe unë do të jem përjetë i lidhur me këtë skuadër. Nuk mund të largohesha më i lumtur nga këtu. Grizman ikën? Unë shpresoj që Antuan të qëndrojë, sepse ai është lideri dhe ikona e skuadrës për momentin. Atletiko ka nevojë për Grizmanin, por edhe Grizmani ka nevojë për Atletikon", deklaroi sulmuesi spanjoll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania