Panorama Sport (Albania)

Mallkimi gjerman, sa shumë yje kanë ngelur jashtë

Nga problemet me alkoolin te sulmi i policëve

-

Është parajsë, por edhe ferr. Sepse sa më lart të ngrihesh, aq më e vështirë të shkosh përsëri atje. Dhe të dështosh është e lehtë. Dukshëm dhe qartë kjo u ndodh të gjithëve. Të martën, trajneri Lëv shpjegoi arsyet pse la jashtë kombëtares disa lojtarë. Tema kryesore ishte Mario Gëce. Në 2014, në Brazil ai ishte lojtari që shënoi golin e fitores në finalen ndaj Argjentinë­s që i dha më pas trofeun gjermanëve. Atëherë, Gëce vetëm 21-vjeç dhe Lëv e futi në lojë në vend të Miroslav Kloses, duke i thënë t'i tregonte botës se ishte më i fortë se Mesi. Në Gjermani ishin të sigurt për këtë fakt, me vetëm 21 vite mbi supe ai kishte fituar 2 kampionate në Bundesligë. 2 me Borusia Dortmund dhe një me Bajernin. Gjithashtu, kishte shkuar në finalen e Champions-it po me skuadrën e Klopit. Klas dhe elegancë, por mbi të gjitha shpejtësi teknike. Po, Mario mund të ishte një ndër lojtarët më të mirë në botë. Por, pas atij goli ai filloi një dishezë të pashpjegue­shme. Probleme, polemika dhe zhgënjime. Deri kur erdhi dita e martë, kur ai mbeti jashtë listës. Por, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Katër gjermanë të tjerë kanë përjetuar këtë rënie, nga parajsa në ferr, ku kanë qenë vendimtarë në finalet e Gjermanisë dhe më pas kanë mbetur jashtë. Njësoj sikur të kishin shënuar ato gola dhe më pas të bënin pakt me djallin. Po kush janë këta katër heronjtë e sakrifikua­r?

MARIO GËCE- Pas atij suksesi në Brazil, shifrat e

Marios erdhën në rënie. Në Bundesligë, ai ka shënuar vetëm 15 gola në katër vite. Në fillim, ai u ul në stol nga Guardiola dhe më pas kritikat nga tifozët e Dortmundit që nuk pranonin rikthimin e tij nga Bajerni. Shumë dëmtime dhe pastaj sëmundja e detyroi

të qëndronte përsëri në stol me Shtëgerin në sezonin që sapo u mbyll. "Ai gol në finale i peshoi shumë atij, tani ai nuk po përballon dot presionin. Një dukuri që po e shohim shpesh në kohët e fundit nga lojtarët e rinj", u shpreh drejtori i përgjithsh­ëm i Borusias, Vatcke para disa javësh në një revistë gjermane.

HELMUT RAHN- Ishte Kupa e parë e Botës e fituar nga gjermanët, në vitin 1954. Mrekullia e Bernës u quajt në atë kohë (madje është bërë dhe film), pasi mundën Hungarinë e Pushkashit të ndodhur në disavantaz­hin e dy golave. Rahn shënoi dobietën që i dha më pas fitoren panterave. Pas Botërorit filloi rënia për të, shumë alkool dhe probleme. Në 1957 atij iu hoq patenta, pasi ngiste makinën i dehur dhe më pas u arrestua, pasi sulmoi policin. Ai u dënua me tri javë burg.

GERD MYLER-

Në 1974,

goli deciziv u shënua nga Myleri. Në fushë "Bomber der Nation" nuk kishte një rënie aq të dhimbshme sa të tjerët, pasi shënoi 30 gola në tre kampionate­t pasardhëse. 5 tituj në gjashtë vite. Më pas, Gerd zgjodhi të luajë në Amerikë. Këtu filluan edhe problemet me alkoolin. "Më keq nuk ka ku shkon, në fillim prek qiellin me top dhe pastaj bie dhe vetëm bie. Poshtë dhe më poshtë, derisa të prekësh ferrin", tha Myler në atë kohë. Ishin shokët e skuadrës Bekenbauer, Hënes dhe Rumenige që e bindën lojtarin të shkonte në rehabiliti­m dhe të merrte mjekim nga psikologu.

ANDI BREME- Ishte lojtari para Gëces që shënoi në një finale Botërori me 11-metërsh, që i mundësoi fitimin e titullit Kampion Bote Gjermanisë. Më pas, ai fitoi vetëm një Kupë UEFA me Interin dhe problemet filluan te Kajseslaut­erni, ku ra pre e alkoolit dhe hoqi dorë nga futbolli i luajtur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania