Panorama Sport (Albania)

Alonso: Hejnkes, shembull për të gjithë

-

Ish- lojtari i Bajernit, Ksabi Alonso, ishte i ftuar në festën e titullit në ndeshjen e fundit ndaj Shtutgarti­t. Spanjolli nuk hezitoi të fliste për ishekipin e tij. "Jam i lumtur për Bajernin. Skuadra ka zhvilluar një sezon shume të mirë. Jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Champions. Ishte për të ardhur keq mënyra si u eliminuan nga Reali. Ata dominuan në Madrid, por fati nuk ishte me ta", u shpreh Ksabi. Më pas, ai nuk harroi pa përmendur edhe trajnerin Hejnkes. "Jup është një trajner i madh, i ka dhënë shumë skuadrës dhe shoqërisë bavareze. Është simbol i klubit. Pa dyshim një njeri për t'u marrë shembull", përfundoi ish-lojtari që u largua nga Mynihu në sezonin e kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania