Panorama Sport (Albania)

Lahm: Nuk kthehem prej Hënesit

-

Ish-kapiteni i Bajernit, Filip Lahm, ka shpjeguar për "Bild" pse refuzoi të pranonte një post drejtuesi te kampionët e Gjermanisë. "Mendoj se Uli Hënes është akoma në gjendje të drejtojë skuadrën. Ai kërkon t'i bëjë vetë gjërat. Dhe ka gjithë të drejtën për ta bërë sepse ka dhënë shumë për Bajernin. Por, unë jam vetëm 34vjeç dhe mund të rikthehem një ditë në klub. E kam menduar një gjë të tillë", u shpreh ish-kapiteni i bavarezëve, që momentalis­ht është punësuar si analist te kanali televiziv kombëtar "ARD" dhe do të jetë në Rusi për të komentuar rreth ecurisë së përfaqësue­ses gjermane në turneun më të rëndësishë­m të planetit. Kjo deklaratë e tij nuk është e para. Lahm ka shigjetuar edhe më parë presidenti­n Hënes. Me sa duket, ai nuk do të rikthehet te Bajerni për sa kohë të jetë në atë rol presidenti aktual që kreu 18 muaj burg nga 3 vjet që u dënua, pasi u akuzua për mosdeklari­m të ardhurash, duke kryer transferim­e financiare në Zvicër, shuma që shkonin deri në 30 milionë euro në total.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania