Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt lë jashtë Uilsherin, vetëm 5 emra me përvojë Botërori

Në Rusi, me ekipin më pa eksperienc­ë prej 1962

-

Risia e madhe e listës prej 23 futbollist­ësh të grumbullua­r nga trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, për Botërorin e Rusisë është mbrojtësi Trent Aleksander­Arnold, 19 vjeç, pjesë e skuadrës së Liverpulit dhe njeriu që do të ketë detyrën për të mbuluar nga afër Kristiano Ronaldon në finalen e Champions-it më 26 maj. "Tre Luanët" kanë marrë me vete edhe kapitenin e Çelsit, Geri Kejhill, dhe mbrojtësin e Totenhemin, Deni Rouz, të cilët ishin në dyshim deri në çastet e fundit. Në nivel klubi, skuadra më e përfaqësua­r është Totenhemi me 5 futbollist­ë. Spërsat ndiqen nga Mançester Siti dhe Mançester Junajtid me 4 lojtarë. "Është një grup i ri, me një përfaqësim të mirë futbollist­ësh ekspertë. Mendoj se kjo përzierje mund të ofrojë ekuilibër dhe karakterin ideal për një turne si Botërori". Uilsher jashtë - Jashtë liste është lënë edhe Xho Hart, Adam Lalana dhe Kris Smolling. Por surpriza që ka shokuar tifozët e Anglisë është mungesa e një prej mesfushorë­ve më në formë, Xhek Uilsher. Ndërsa Eshli Jang është preferuar si alternativ­ë për korsinë e majtë të mbrojtjes përpara Rajan

Bertrandit. Jo pak habi ka shkaktuar edhe grumbullim­i i sulmuesit të Arsenalit, Deni Uellbek, një lojtar shumë pak i aktivizuar këtë sezon. Kjo është skuadra më me pak eksperienc­ë angleze që prej vitit 1962. Në Botërorin e fundit në Brazil

kanë luajtur vetëm 5 lojtarë: Henderson, Sterling, Uellbek, Xhons dhe Kejhill. Asnjë në këtë listë nuk ka fituar një ndeshje të Botërorit dhe ka një mesatare prej 19 ndeshjesh me fanellën e përfaqësue­ses. Mosha mesatare është 26 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania