Panorama Sport (Albania)

ije tru imi në Botëror

v eçari aha A ir asi tent i të mani u nte ina en e u ës së bretit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk ka Botëror për Fahad Al-Mirdasi: nuk është një yll, të cilit do t'i ndiejmë mungesën, por arbitri saudit i njollosur në vendin e tij për korrupsion dhe i përjashtua­r përjetësis­ht nga ky profesion. Skandali kishte shpërthyer që një javë më parë, kur federata e vendit të tij e kishte pezulluar përkohësis­ht në pritje të hetimeve dhe FIFA kishte njoftuar se vendimi nuk do të ndikonte në pjesëmarrj­en e bilbilit arab në Rusi 201E. Por, Federata e Arabisë Saudite i ka kërkuar FIFA-s përjashtim­in e tij nga Botërori dhe përjetësis­ht nga arbitrimi. Me të përfunduar hetimet, për AlMirdasin erdhi dënimi, edhe për faktin se ishte vetë gjyqtari 32-vjeçar që e pranoi krimin: Al-Mirdasi kishte kontaktuar presidenti­n e Al Itihadit, Hamad Al-Sania, pak përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Al Faisalit me kërkesën e parave në këmbim të favoreve për skuadrën e tij. Mesazhet e "F hatsapp", të përcjella policisë nga vetë Al Senaie, u konfirmuan nga Al- Mirdasi, i cili ishte zëvendësua­r nga gjyqtari anglez, Mark Klatenburg, përpara finales së të shtunës së shkuar. Më pas, ai u pezullua nga federata saudite dhe tani do të humbasë edhe Botërorin, i cili do të ishte i pari në karrierën e tij, pas provës gjenerale që bëri në Kupën e Konfederat­ave.

N OFTIMI - "Pas emërimit të arbitrit Fahad Al-Mirdasi (gjyqtar i FIFA-s prej 2011), për të drejtuar ndeshjen e finales së Kupës, zoti Hamad Al-Sania, presidenti i klubit Al-Itihad, iu adresua Federatës Saudite të Futbollit", thuhej në deklaratën e kësaj të fundit. "Ai konfirmoi se kishte prova

që nënvizonin se Al-Mirdasi i kishte ofruar ndihmë në këmbim të parave. Pasi, presidenti i Itihadit i prezantoi atë që kishte në dispozicio­n federatës, kjo e fundit e dërgoi bisedën te presidenti i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Sporteve, i cili njoftoi më pas të gjitha autoritete­t kompetente

në detaje. Al-Mirdasi u arrestua dhe prej atëherë ishte nën hetim administra­tiv. Pas përfundimi­t të hetimeve, Federata Saudite mori në dorëzim raportin e autoritete­ve kompetente, të cilat provuan akuzën kundër gjyqtarit pas pranimit të tij personalis­ht të kërkesës për ryshfet".

 ??  ?? Arbitri Fahad Al-Mirdasi dhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pas finales së vendit të tretë të Kupës së Konfederat­ave 2017
Arbitri Fahad Al-Mirdasi dhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pas finales së vendit të tretë të Kupës së Konfederat­ave 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania