Panorama Sport (Albania)

Nga Ibra te Hart dhe Lamela, yjet e përjashtua­r

-

Tani është zyrtare: në Botërorin e ardhshëm, Zlatan Ibrahimovi­ç nuk do të jetë dhe konfirmimi vjen nga lista e 23 lojtarëve të grumbullua­r nga kombëtarja suedeze, ku emri i sulmuesit të Los Anxheles Galaksisë nuk duket askund. Dhe kështu fiton trajner Jane Anderson, i cili muajin e shkuar e kishte thënë qartazi se veterani nuk do të thërritej në Rusi, duke qenë se ishte larguar vullnetari­sht nga kombëtarja pas zhgënjimit në Euro 2016. Një vendim që i pëlqeu federatës nordike, por edhe shumë tifozëve, por që e përtypi me vështirësi sulmuesi, i cili kishte lënë të kuptohet në më shumë se një rast se po e merrte në konsiderat­ë idenë e rikthimit me fanellën e Suedisë, duke shtuar se "një Botëror pa të, nuk do të ishte një Botëror".

MUNGESAT E TJERA- Më pak të zhurmshme krasitjet e Garet Sauthgejti­t tek Anglia: Xhek Uilsher, Rajan Bertrand, Kris Smolling, Adam Lalana dhe mbi të gjitha Xho Hart, u lanë jashtë "Tre Luanëve". Portieri është tërbuar me trajnerin e Uest Hemit, Dejvid Mojes (u largua dje nga klubi), të cilin e bën fajtor për lënien në stol në tre ndeshjet e fundit të sezonit, diçka që mund të ketë qenë faktor në mungesën e ftesës për ish-numrin 1. Por, edhe në listën e Gjermanisë dhe Argjentinë­s ka shkurtime luksi si ato të trajnerit Lëv, i cili vendosi të lërë në shtëpi heroin e finales kundër Argjentinë­s në Brazil 2014, Mario Gëcen dhe Emre Xhanin, duke thërritur kapitenin Manuel Nojer edhe pse humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të dëmtimit. Ndërsa, Sampaoli ka zgjedhur të eliminojë emrin e Erik Lamelës nga lista, edhe për shkak të 29 ndeshjeve në total të mesfushori­t argjentina­s me Totenhemin gjatë sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania