Panorama Sport (Albania)

Franca ëndërron për ,idanin pas Botërorit

-

Didie Deshamp ka një kontratë me kombëtaren e Francës deri në Europianin e 2020-ës. Megjithatë, skuadra transalpin­e ka nisur që tani të mendojë të ardhmen pa të në stol. Sipas "El Confidenci­al", Zinedin Zidan është një nga emrat që i pëlqen më shumë federatës. Gjithnjë sipas gazetës spanjolle, trajneri i Realit mendon se kohës së tij në "Bernabeu" po i vjen fundi dhe pas kontakteve të para, njeriu që e veshi 108 herë fanellën e përfaqësue­ses së tij është i ndërgjegjs­hëm për interesin që ekziston nga federata. Zizu po lodhet në stolin e Realit, por ai nuk e sheh veten në krye të një tjetër skuadre europiane. Edhe nëse nuk do të triumfonte në finalen e Champions-it kundër Liverpulit, ai nuk do donte t'i jepte lamtumirën Realit me një humbje, por gjithçka do të vendoset nga presidenti Perez. Zidan ka shënuar 31 gola për "Les Bleus", dy prej të cilëve në finalen kundër Brazilit në shtëpi në 1998, në triumfin e vetëm të "gjelave" në Botëror. Ai fitoi gjithashtu Europianin e vitit 2000 dhe është lojtari i katërt me më shumë ndeshje në kombëtare pas Turamit, Henrisë dhe Dezaisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania