Panorama Sport (Albania)

Në Rusi si ndihmëstra­jner i KolumbisëH­I

-

Esteban Kambiaso mund të bëhet pjesë e stafit teknik të kombëtares kolumbiane të futbollit në Botërorin e muajit të ardhshëm në Rusi. Nuk ka ende një komunikim zyrtar nga ana e Federatës Kolumbiane të Futbollit, por në Argjentinë janë të sigurt se "Cuchu" do të shkojë në Rusi si asistent i Pekermanit. Trajneri i Kolumbisë, Hoze Pekerman, ka shumë argjentina­s në stafin e tij teknik: Eduardo Urtasun, Nestor Lorenco, Patrisio Kamps, Pablo Garabezho, Gabriel Vainer dhe Martin Petrezhi. Nuk ishte një rastësi që ish- mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit ishte në tribunë për miqësoret e Kolumbisë kundër Francës në Paris më 23 mars dhe Australisë në Londër, katër ditë më vonë. Detyra e tij do të jetë ajo për të punuar në një repart specifik: mesfushën. Oferta e pabesueshm­e mund ta vendosë Kambiason në Botëror kundër Argjentinë­s së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania