Panorama Sport (Albania)

"Diego është me ne", Bjellorusi­a në ekstazë

-

Aventura e re e Diego Armando Maradonës është zyrtarizua­r: pas lamtumirës nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Al-Fujairah, me të cilën ai arriti të ngjitej në Ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe, trajneri argjentina­s u transferua në Bjellorusi. "Dora e Zotit" firmosi një kontratë me Dinamon e Brestit. Legjenda nuk do të jetë vetëm trajneri i klubit që militon në elitën e futbollit bjellorus dhe që ka fituar dy Kupa dhe një Superkupë, por do të mbulojë edhe rolin e presidenti­t. Ai do të ndihmohet në detyrën e tij të re nga asistenti Stefano Çeçi. Klubi po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe Kupat e Europës. "Po, Diego është me ne", shkruante në zyrtarizim­in e lajmit të firmosjes së kontratës 3-vjeçare klubi bjellorus: "Futbollist­i legjendar do të kujdeset për klubin duke nisur nga akademia". Maradona do ta nisë detyrën e pas finales së Botërorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania