Panorama Sport (Albania)

Bastet e afrojnë me Realin, Hazard: Dua blerje te Çelsi

-

Eden Hazard i bën presion Çelsit që të blejë lojtarë cilësorë në mënyrë që ai të vazhdojë të qëndrojë në Londër. Sulmuesi belg ka si objektiv fitoren e titullit kampion në Angli, ndërsa kompanitë e basteve mendojnë se ai do të transferoh­et te Reali. Madje, diçka e tillë kuotohet 2.5 (më pak sesa kalimi i Nejmarit) çka do të thotë se është e realizuesh­me. "Dua lojtarë të mirë te Çelsi sepse dua të fitoj kampionati­n. Po mendoj për shumë situata tani, por jam i lumtur në Londër. Të luajmë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm është diçka shumë e rëndësishm­e, por edhe të fitojmë trofe. Dua që të jemi kompetitiv­ë. Kjo është e gjitha", thotë Hazard.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania