Panorama Sport (Albania)

Xhejms nuk mjafton, Boston shkon në 2-0

-

Edhe në një nga mbrëmjet më të jashtëzako­nshme të LeBron Xhejmsit, Klivlend Kavaliers nuk arrijnë që të fitojnë dhe tashmë nisin të dridhen. Edhe finalja e dytë e Konferencë­s së Lindjes shkon për Boston Sëlltiks (2-0), këtë herë me rezultatin 107-94, me të gjelbrit që e shfrytëzua­n në maksimum faktorin fushë. Suksesi i djeshëm nuk ishte aspak i lehtë sepse deri në fund dukej sikur do të ishte Klivlend, skuadra që do të fitonte duelin, duke qenë se ishin ata që udhëhoqën gjatë dhe mbi të gjitha, duke parë shifrat e çmendura të Lebron Xhejmsit: 42 pikë, 10 topa në tabelë dhe 12 asiste. Por, diferencën në këtë rast e bëri edhe një herë tjetër grupi kompakt i Sëlltiks, duke qenë se të gjithë titullarët e Bostonit kaluan sërish në dopio shifër, me Braun që spikati kundrejt të tjerëve, falë 23 pikëve të realizuara. Loja kolektive bëri që të gjelbrit, pas një ndjekje të gjatë, të barazonin dhe të përmbysnin Klivlendin në periodën e katërt, duke merituar dhe dërguar serinë e finales së Lindjes në 2-0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania