Panorama Sport (Albania)

Rekordmeni i 400 metrave dëmtohet duke luajtur regbi

-

Ndërsa, sivjet pritej një rikthim i bujshëm në pistë për të, Uejd van Niekerk, kampioni i botës në garën e 400 metrave, do i duhet që të mendojë për turnetë e vitit të ardhshëm sepse këtë sezon e ka mbyllur për një kapriço të tijën. Atleti afrikano-jugor është dëmtuar rëndë në gju gjatë një ndeshje regbije me miqtë e tij, por pavarësish­t operimit të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresat për një rikuperim në kohë janë shuar përfundimi­sht. 25-vjeçari, që shpresonte të garonte pas muajit maj, ka deklaruar se e kanë të pamundur që ta rikuperojë në kohë, duke shuar shpresat për të qenë në garë këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania