Panorama Sport (Albania)

Interi do të rinovojë me Ikardin, rritet klauzola

Përshpejto­hen procedurat, e do Çelsi dhe Bajerni

-

Interi dhe Ikardi po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi rinovimin e kontratës edhe për pesë vitet e ardhshme. Pas kërkesës që kanë bërë agjentët e tij për një rrogë vjetore 10 milionë euro dhe dëshirës së skuadrës për të mos e ndërprerë bashkëpuni­min, palët kanë nisur diskutimet. Sipas mediave italiane, pritet që të gjendet një e mesme e artë në shifrat 7,5 deri në 8 milionë euro në vit për Ikardin, i cili do të bëhet lojtari më i paguar në kampionati­n italian. Megjithatë, mbeten disa detaje për t'u diskutuar si ato të bonuseve të ndryshme. Ikardi tha pas ndeshjes me Sasuolon se do të vazhdojë të jetë pjesë e zikaltërve, por nëse drejtuesit mendojnë ta largojnë, atëherë ai do të bëjë më të mirën për klubin. Me një rinovim të kontratës do të ketë edhe një rritje të klauzolës për kapitenin e Interit, e cila mund të shkojë deri në 160-180 milionë euro. DY RREZIQE- Por, Interi duhet të bëjë kujdes sepse në këtë kohë mund të ketë dy skuadra që kërkojnë shërbimet e argjentina­sit. Çelsi dhe Bajerni mund të humbasin në këtë merkato sulmuesit e tyre, MorataLeva­ndovski dhe do të kërkojnë Ikardin si zëvendësue­s. Për këtë fakt, drejtuesit e Interit janë duke përshpejtu­ar të gjitha procedurat që të rinovojnë sa më shpejt në mënyrë që të rrisin klauzolën dhe në rast të një largimi të mundshëm të përfitojnë shumë miliona që do të shërbejnë për merkaton e verës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania