Panorama Sport (Albania)

De Vraj kundër Interit, Inzagi e provon titullar

-

Të dielën Lacio dhe Interi do të luajnë për një biletë në Champions. Rastësia dhe fati i ka vënë skuadrat të përballen midis tyre në këtë javë të fundit të Serisë A. Dilema e vetme është aktivizimi i mbrojtësit De Vraj që do të jetë lojtari i Interit në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri lacial e ka provuar holandezin në rolin e titullarit në përgatitje­t që po zhvillon skuadra në prag të "finales" për një vend në ligën e më të mirëve. Por, duhet të presim ditën e ndeshjes për të parë nëse ai do të jetë apo jo në formacioni­n e parë kundër Interit, që i duhet vetëm fitorja për të shpëtuar sezonin dhe për t'u rikthyer në Champions pas shtatë sezonesh mungesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania