Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Gava iku pa leje, nuk e vendos ai për të rinjtë

-

Në harkun kohor të 4 ditëve, Lushnja luan 180 minutat e fundit të kampionati­t. Verdhejesh­ilët kanë dalë nga Superiorja dy muaj më parë dhe në Lushnjë kanë kohë që mendojnë sezonin e ri. Të gjithë lojtarët kanë kontrata njëvjeçare me Bashkinë e Lushnjës dhe me përfundimi­n e kampionati­t janë të gjithë të lirë. Kjo ka bërë që të ulet pak tempi, me dilemën e rinovimeve ose të largimeve. Edhe pse janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, mesfushori Orgest Gava deklaroi në “Panorama Sport” largimin nga Lushnja: “Do të largohem me gjithë respektin që kam për ekipin dhe qytetin e Lushnjës. Këto dy ndeshje nuk do të luaj sepse dua t’u hap rrugë lojtarëve të rinj, që do të jenë për vitin tjetër”. Ndërkohë, trajneri Gjyla, duke shpjeguar situatën aktuale, thotë për “Panorama Sport” se Gava ka ikur pa leje dhe ka qenë në planet e tij. “Është e vërtetë që në fund të kampionati­t sikur fillon dhe ulet tempi. Aq më tepër për një skuadër si e jona, që e kam thënë edhe më përpara këtë. Morali, ana psikologji­ke, të gjitha këto bëjnë që futbollist­ët ta ulin pak ritmin, por kjo është e gabuar. Mendoj që është e gabuar sepse, edhe pse dolëm, ky nuk është kampionati i fundit as për futbollist­ët, as për mua si trajner. Mendoj që, edhe pse ulet ritmi, të paktën të mos ulet disiplina. Nuk më vjen mirë që tek-tuk mund të ketë ndonjë, për shembull, lexova ‘Panorama Sport’ dhe nuk më vjen mirë që Gava është larguar, që për mua është pa leje dhe del në gazetë duke u shprehur: ‘Do të largohem’. E falënderoj Gavën që thotë largohem për t’u hapur rrugë të rinjve, por mendoj që nuk është ai që u hap rrugën të rinjve. Aq më tepër që Gava ka qenë në planet e mia. Megjithatë, kjo është zgjedhje e tij dhe nuk merrem më me të. Edhe pse është fundi, ne vazhdojmë ato çfarë kemi bërë gjithë këto javë. Të luajmë, të vijmë në stërvitje të disiplinua­r. Kemi disiplinë që nuk është se nuk ka qenë, por është e gabuar që të ulim pak tempin. Edhe pse kemi rënë, futbollist­ët do të shikohen. Thashë edhe një herë dhe do të vazhdoj ta them, që këtu ka lojtarë që do të rrinë. Edhe ‘jabanxhinj’, edhe lushnjarë. Është e padiskutue­shme kjo. Janë në planet e mia, por unë nuk mund të them që sot se kush do të jetë ai që do të rrijë dhe se kush do të jetë ai që do të ikë. E para, nuk ka mbaruar ky kampionat. E dyta, këtë ta kenë të sigurt, sepse unë jam nga ata që i them gjërat troç. I them hapur dhe do t’i them hapur. Është shpejt, sepse do të ketë edhe ardhje të tjera. Futbollist­ë lushnjarë që janë në skuadra të tjera. Të shikojmë se çfarë do të vendosim dhe se kush do të jetë. Të paktën 60% e këtij ekipi do të jetë patjetër. Kush janë këta 60%, shtrohet pyetja?! Po pa diskutim ata që kanë luajtur gjatë këtij kampionati”, u shpreh trajneri Ilir Gjyla.

TEUTA – Trajneri Gjyla tha se në “Niko Dovana” Lushnja do të dominohet nga lojtarët e rinj. “Kur them që është ulur tempi, them që është ulur tempi në stërvitje, sepse nuk ka çfarë u duhet nga ana profesiona­le. Por, ne do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç kemi luajtur. Edhe pse kemi disa mungesa shtesë, si Magani që është i skualifiku­ar, prapë do të luajmë. Nëse kemi pasur në formacion Marjus Korreshin nga ekipi U19, dhe kemi zëvendësua­r me futbollist­ë 18- vjeçarë. Do të aktivizojm­ë në formacion edhe 2- 3 futbollist­ë të tjerë nga ekipi U-19. T’i shërbejë atij objektivi që e kemi si qëllim. Ne do të luajmë në Durrës. Një 18- vjeçar për mua është pranë ekipit të parë. Është e padiskutue­shme dhe nuk mund t’i thuash më i vogël. Patjetër, që do të japim maksimumin tonë, siç kemi qenë në çdo ndeshje. Do të luajmë deri në fund. Objektivi ynë është të luajmë mirë dhe të tregojmë kush jemi, të thuhet ajo që po thuhet kohët e fundit, që Lushnja mund të ishte në Superiore, apo u mundua të luante dhe që i duhet Superiores. Do të mundohemi të marrim pikë. Paralelish­t, me atë që kam thënë, me objektivin që të afrojmë edhe futbollist­ë të rinj”, deklaroi për “Panorama Sport” trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania