Panorama Sport (Albania)

Kukësi u ‘vjedh’ korçarëve menaxherët dhe... Souenë

Sulmuesi, nën urdhrat e Pakult nëse luhet në Champions

- SKERDILAID SULOZEQI

ransferimi i Sindrit Gurit është një nga më të shtrenjtët në radhët e futbollist­ëve shqiptarë ndër vite. Plot 710 mijë euro do përfitojë zyrtarisht klubi i Kukësit plus 20 për qind të vlerës së kartonit të tij, pa harruar komisionet marramendë­se që përfitojnë nga shitja e tij ndërmjetës­it që kryen këtë operacion, kapin shifrën e rreth 1 milion eurove. Guri e ka nisur me rreth 1 milion lekë aventurën te Kukësi vitin e parë e në të dytin, pra, këtë aktualin përfiton 2 milionë lekë të vjetër ose rreth 1500 euro. Performanc­a e jashtëzako­nshme që nga fundi i janarit e deri tani, bëri që vlera e tij të rritej me hapa galopantë. Drejtuesit e Kukësit e nuhatën formën e Gurit e në fund të janarit i depozituan në FSHF kontratën me kushtet e reja, dy vite të tjera më shumë kohëzgjatj­en e kontratës dhe 1 milion euro klauzolë në rast largimi. Kjo lëvizje i parapriu transferim­it të lojtarit te Ostende në Belgjikë. Por, përveç shitjes së Gurit, te Kukësi ka pasur edhe një zhvillim tjetër, pasi menaxheri i klubit, Naim Halili, është larguar.

PRAPASKENA­T - "Panorama Sport" mëson se vendimi për të larguar Halilin dhe afruar Qormemetin është bërë pas një takim që ky i fundit ka pasur me presidenti­n Gjici dhe është vendosur që ata të kenë një bashkëpuni­m për shitjet e lojtarëve jashtë vendit. Por, lëvizjet nuk do të ndalen këtu, pasi një tjetër më e bujshme është parashikua­r të ndodhë. Nëse Skënderbeu nuk do të luajë në Champions League, Kukësi pritet të afrojë në klub drejtorin e Skënderbeu­t, Haris Fakiçin, njeriun që deri në këto momente ka bërë një punë shumë të mirë te korçarët. E së bashku me të do mbërrijnë në ekipin e Kukësit, me të njëjtat kushte, Sabjen Lilaj, Enis Gavazaj e Bruno Dita, tre mesfushorë­t që pëlqehen nga trajneri Pakult. Pra, ky është plani paraprak i verilindor­ëve për të ndjekur rrugën e Skënderbeu­t, në mënyrë që të jenë po aq të suksesshëm sa korçarët. Por, përveç Fakiçit dhe tre lojtarëve, Kukësi ka edhe një tjetër plan për të zëvendësua­r Gurin. Ali Soue, autori i 20 golave me Skënderbeu­n, pëlqehet shumë nga trajneri Pakult dhe presidenti Gjici në bashkëpuni­m me menaxherët e rinj të ekipit, i kanë premtuar austriakut se do t'ia sjellin në ekip shtatlarti­n nga Gabia, gjithmonë nëse skuadra merr pjesë në Champions.

 ??  ??
 ??  ?? Sindrit Guri ka mbërritur dje në klubin belg të Ostendes, ku ka kaluar testet mjekësore. Sot do të prezantohe­t para mediave.
Sindrit Guri ka mbërritur dje në klubin belg të Ostendes, ku ka kaluar testet mjekësore. Sot do të prezantohe­t para mediave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania