Panorama Sport (Albania)

Gjici: Qormemeti menaxher, luajmë ndershëm ndaj Vllaznisë

-

Shitja e Sindrit Gurit ka bërë që dhe presidenti Gjici të ndryshojë politikë sa i përket menaxhimit të klubit dhe lojtarëve që premtojnë. Duket se shifra e majme e përfituar nga bomberi shkodran i ka hapur oreksin që dhe të tjerë të ndjekin rrugën e tij. Sakaq, presidenti Gjici nuk e fsheh se një shembull për t'u ndjekur është klubi i Skënderbeu­t sa i përket kësaj pjese, pasi korçarët kanë transferua­r shumë futbollist­ë jashtë vendit dhe kanë mbushur arkat e tyre. Duke konfirmuar trajnerin Pakult, drejtorin sportiv Nderim Nexhipi, e duke vijuar duke emëruar menaxherin Shkumbin Qormemeti si përgjegjës për transferim­et jashtë vendit për llogari të Kukësit, kreu i klubit ka konfirmuar largimin e ish-krahut të tij të djathtë, Naim Halilit, si të padobishëm për rolin që kishte. "Peter Pakult është trajneri i duhur për të zhvilluar talentet si Guri, Nderim Nexhipi është personi i duhur për të komunikuar me skuadrën, për të ndërlidhur trajnerin me presidenti­n dhe për të zbuluar lojtarë, ndërkohë që në të ardhmen do të jetë Shkumbin Qorrmemeti menaxheri që do të veprojë për llogari të Kukësit, kur bëhet fjalë për transferim­e jashtë Shqipërisë", kanë qenë fjalët e presidenti­t. SHKARKIMI - Kur vjen puna te shkarkimi i Halilit, Gjici ndalet gjatë dhe tregon arsyet e largimit të tij: "Menaxherin Halili e kam marrë jo se ka pasur ndonjë dijeni për fushën që ka mbuluar, por më shumë e kam marrë si kuksian. Ka qenë krahu im i djathtë deri diku në aspektin e menaxhimit, por, me thënë të drejtën, më ka zhgënjyer në disa menaxhime që nuk ka pasur as autoriteti­n, as përvojën, as nuk ka qenë i aftë për t'i menaxhuar. Nuk është marrë shumë me klubin, ka pasur kritika herë pas here edhe në takimet që unë kam bërë me stafin. Ai nuk e ka zbatuar atë që i kam thënë unë, është marrë me punë të tjera që nuk kanë lidhje me klubin. Është vendimi im që të vijë dikush tjetër, dikush që e njeh më mirë tregun e lojtarëve, brenda dhe jashtë vendit. Shkumbin Qormemeti e tregoi veten në transferim­in që bëri me Gurin. Do ta kemi të pranishëm në lidhje me çdo lojtar që do të ketë premisa për të shkuar lart", ka thënë Gjici për report.tv. Ai ka shtuar se do të ketë ndryshime edhe në staf. "Do rrisim stafin, në futboll nuk merret 'hajt se ky është kuksian dhe ta marrin në menaxhim'. Duhet parë nëse bën apo nuk bën për punën. Ka ardhur koha që ne t'u japim prioritet edhe stafeve. Ne kemi marrë 'timonierin' e ekipit, që është trajneri Pakult, një trajner me përvojë, korrekt dhe me disiplinë. Ai do patjetër edhe stafin që të bashkëpuno­jnë, ashtu siç ka linjën e vet të korrektësi­së dhe disiplinës. Ndoshta Naimi (Halili) nuk iu përgjigj kësaj disipline dhe kërkese llogarie dhe, për rrjedhojë, morën edhe vendimin për ta larguar nga klubi", vazhdoi presidenti. Kreu i klubit më parë i është vetofruar Vllaznisë për ta marrë klubin e tani që shkodranët janë në prag të rënies, Gjicit nuk i vjen mirë, por thekson se Kukësi do luajë për fitore: "Vllaznia është djepi i futbollit shqiptar, rrezikon të bjerë nga kategoria dhe na vjen shumë keq, por ne jemi një ekip serioz, që do t'i luajmë ndeshjet deri në fund, edhe pse kemi siguruar vendin e dytë", ka mbyllur Gjici.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania