Panorama Sport (Albania)

Vora kampione, bie Elbasani

Verdheblut­ë dorëzohen pa kushte dhe pësojnë humbjen e parë sezonale

- ARTIN LLESHAJ

Ndeshja finale e Kategorisë së Dytë mes Vorës dhe Elbasanit, zhvilluar dje në stadiumin "Selman Stërmasi" në praninë e një numri të konsiderue­shëm tifozësh nga të dyja krahët, ka dhuruar emocione dhe gola. Por, në fund ata që festojnë janë vorakët, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në këtë sezon futbollist­ik Elbasanit të drejtuar nga trajneri MerDha. E djeshmja ka qenë një triumf historik për skuadrën e drejtuar nga Cani, pasi përveç trofeut ka arritur të sigurojë edhe shpërblimi­n e FSCF-së prej 20 milionë lekësh të vjetra. Verdheblut­ë e kanë pasur të vështirë që të bënin diçka për ta mbyllur me sukses kampionati­n, përballë një ekipi të mirëorgani­zuar.

P ESA E PAR - Minutat e para të takimit janë të vrullshme nga të dyja skuadrat. Në të 8-ën, Elbasani i afrohet golit me anë të Dishanit që godet bukur me kokë, por është pa fat, pasi topi ndalet nga traversa. Një minutë më pas janë vorakët ata që gjejnë rrugën e rrjetës, pasi finalizojn­ë një aksion të bukur ku Muçollari vertikaliz­on për Sejdinin, i cili nuk fal përballë portierit Kotorri dhe kalon ekipin e tij në avantazh. Pas golit elbasanasi­t goditen psiklogjik­isht dhe e kanë të vështirë të dalin në lojën e tyre, ndërsa lojtarët e Vorës protestojn­ë për një moment të dyshimtë në zonën kundërshta­re në minutën e 11- të, por për kryesorin nuk ka 11-metërsh. Minutat kalojnë dhe Vora kontrollon takimin,

duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshta­rit. Si pasojë e presionit të vazhdueshë­m, vjen edhe goli i dytë. Muçollari, për Mziun, që jep një asist për Sejdinin. Ky i fundit driblon një kundërshta­r dhe gjuan saktë, duke e ndalur topin në rrjetë. Në

minutat e mbetura të kësaj pjese, Elbasani do të mundohet të gjejë golin e avantazhit, por nuk ia del.

P ESA E T - Fraksioni i dytë i takimit gjen sërish Vorën në sulm dhe në të >2-ën, Ferraj me një goditje të shkëlqyer nga rreth 2 >

metra e dërgon topin në rrjetë. Elbasani përpiqet të reagojë dhe në të A 0- ën fiton një 11- metërsh, të cilin e kthen në gol i zakonshmi Kotorri. Gjithsesi, goli i tij vlen vetëm për statistikë, pasi tetë minuta më pas vjen dhe goli i katërt për

vorakët me anë të Ferrajt, që godet saktë brenda zone duke mposhtur portierin elbasanas. Dishani do të ngushtojë përsëri rezultatin në =-2, ku godet saktë me kokë gjatë një krosimi nga goditja e këndit. Elbasanasi­t hidhen tërësisht në sulm dhe Vora

përfiton duke i ndëshkuar sërish, ku i sapofuturi në lojë, Laçka, pas një vrapimi të gjatë del para portierit dhe shënon golin e fundit të takimit duke vulosur fitoren e thellë te Vorës, çka bën që tifozët e pranishëm në stadium të nisin festën.

 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Vora ekipi kampion i Kategorisë së Dytë
Foto: F. Hazizllari Vora ekipi kampion i Kategorisë së Dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania