Panorama Sport (Albania)

Lotito mburret me Taren: Të parët në Serinë A me bilancet

Presidenti: Elozhet për drejtorin? Zgjedhja ime

-

Fundi i sezonit e ka gjetur Lacion në garën për një vend në Champions. Shumë probleme financiare në të shkuarën, por aktualisht bardhekalt­rit gjenden komodë në sajë të bilanceve të përmirësua­ra. Por si ka ardhur e gjithë kjo? Ndër vite, Lacio ka arritur të bëjë disa veprime të zgjuara në merkato, falë edhe përzgjedhj­eve që ka bërë Igli Tare në merkato, duke afruar futbollist­ë me vlerë shumë të ulët dhe duke i shitur me disafish më shumë. Kjo është vetëm një anë e medaljes në administri­min e bardhekalt­ërve, që krahas cilësive administra­tive kanë arritur edhe rezultate sportive. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është rikthyer që të flasë për zgjedhjet që ka bërë në lidhje me personat e caktuar prej tij te Lacio.

DREJTORI SPORTIV DHE TRAJNERI - Lotito ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vendimin e marrë për Igli Taren si dhe për Simone Inzagin. "Të gjithë flisni për sukses të drejtorit sportiv apo edhe të trajnerit, por duhet të dini që pas atyre zgjedhjeve jam unë. Kam vendosur unë që skuadra të drejtohet nga Inzagi. I kam thënë që 'ti mendo vetëm për ta stërvitur Lacion, për të tjerat është puna ime'. Ka pasur gjithmonë aftësi të mëdha, ashtu si edhe Igli. Tare? E kujtoj shumë mirë momentin kur me Taren duhet të flisnim për rinovimin dhe ai nuk e donte diçka të tillë, ndërsa unë kisha në kokë tjetër mendim për të. Ai nisi edhe kurset e nevojshme dhe u bë drejtori sportiv. Aftësia për të pasur në krah bashkëpunë­torët e duhur është vendimtare në suksesin e një skuadre. Me Lacion jemi përmirësua­r çdo ditë e më shumë", është shprehur Lotito.

BILANCET - Numri një i klubit bardhekalt­ër ka rikujtuar edhe vështirësi­të që ka gjetur në skuadër. "Në fillim kam paguar 25 milionë për të marrë 21% të Lacios e më pas 50 të tjera për të fituar maxhorancë­n. Puna dhe idetë e mija kanë treguar se kemi arritur të kemi rezultate. Këtë vit e kemi mbyllur raportin e gjysmës së vitit me 48.45 milionë euro fitime, duke qenë shoqëria e parë në Itali dhe e dyta në Europë për performanc­ën, duke pasur 164% rritje. Kur kam ardhur në këtë klub, kam gjetur një situatë të veçantë. Lacio arkëtonte 84 milionë euro dhe humbte 86.5, duke pasur edhe 550 milionë borxhe. Të gjithë thoshin se është një nismë e pamundur, por sot pas 15 vitesh është një situatë krejt tjetër. Unë jam një president-tifoz dhe jo një tifoz- president, pavarësish­t se Lacion e kam dashur që kur kam qenë fëmijë", ka deklaruar presidenti i Lacios.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania