Panorama Sport (Albania)

Interi blindohet në mbrojtje

Imobile “ngroh” motorët, De Vraj dhe Luis Alberto të munguarit e sigurt të Inzagit

- OLSI TUJANI

acio- Inter hyn sot në 48 orët e fundit. Luçiano Spaleti ka marrë lajme pozitive në seancat e fundit stërvitore. Ekipi është stërvitur normalisht teksa Zhoao Miranda dhe Roberto Galjardini kanë zhvilluar të plota dy seancat e fundit. Mbrojtësi duket se do të rimarrë vendin e tij në qendër të prapavijës përkrah Shkrinjar. Mungesa e braziliani­t u ndie së tepërmi në humbjen ndaj Sasuolos, teksa përvoja e tij mund të jetë një faktor thelbësor në sprapsjen e sulmeve të Lacios të dielën mbrëma. Së bashku me Shkrinjar, 3- vjeçari do të mundohet të ndalë çdo përpjekje që kërkon të cenojë rrjetën e Handanoviç­it. Sfida është delikate, kërkon muskuj, por gjithashtu eksperienc­ë. Në këtë aspekt, formacioni zikaltër do të jetë i plotë teksa në "Olimpico", Spaleti mund të hedhë në fushë që nga minuta e parë formacioni­n që ka luajtur shumicën e sfidave të zikaltërve. Duke u rikthyer te Galjardini, mesfushori është i gatshëm dhe do të grumbulloh­et, por prania e tij në njëmbëdhje­tëshin startues as që mund të hamendësoh­et. Brozoviç dhe Rafinja do të mbajnë peshën e mesfushës ku Borha Valero duelon me Vesinon për vendin e fundit të titullarit të disponuesh­ëm. Me Championsi­n që mungon prej 7 vitesh, Ikardi duket njeriu i duhur për të kthyer zikaltrit në elitë, por ai shpreson në një asistencë më të mirë se në sfidën e fundit nga Perisiç- Rafinja- Kandreva.

LACIO- Dilema më të

shumta në "Formello", ku Simone Inzagi "mat" çdo ditë pulsin e të tijve. Dëshira nuk mungon për të kurorëzuar me vendin e katërt sezonin, por njerëzit kyç nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Nëse Imobile po fiton betejën me kohën për të qenë në fushë, edhe pse dje ka dalë nga fusha pas një goditjeje që ka marrë. Diskutimi është disi i ndryshëm për Parolon (vështirë aktivizimi i tij) dhe Luis Alberton. Spanjolli as që është stërvitur dhe me shumë gjasa do të mungojë të dielën. Diskutim më vetë ai për Stefan De Vraj, me holandezin që duket se e ka mbyllur sezonin me bardhekalt­rit. Interesat në lojë janë të shumta, edhe për një profesioni­st të afirmuar si holandezi. Në dukje edhe Inzagi është dorëzuar dhe nuk e ka planifikua­r në formacioni­n titullar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania