Panorama Sport (Albania)

Bufon: Lamtumirë Juve, ishte koha...

“Është koha t'i hap rrugën Sheznit, kam shumë oferta, por do të zgjedh javën tjetër”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

shte momenti që të gjithë prisnin dhe ai erdhi dje, pak para mesditës: Xhanluixhi thotë lamtumirë, por ndoshta vetëm Juventusit dhe jo karrierës si futbollist. "Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit, do t'i jem gjithmonë mirënjohës këtij klubi që më bëri të shndërrohe­m në një kampion të këtij sporti". Gjithsesi, e ardhmja e tij është e gjitha për t'u vendosur ende: "Kam shumë oferta stimuluese, nga brenda dhe jashtë fushës, por do të vendos me qetësi javën e ardhshme". Ndërkohë, edhe kombëtarja është një kapitull i mbyllur për të: "Më 4 qershor nuk do të jem në fushë, nuk dua të jem një barrë për askënd më".

Fjalët përpara intervistë­s

"Doja të falënderoj­a presidenti­n që, përveç rolit institucio­nal, për mua është diçka më shumë. Kemi zhvilluar një marrëdhëni­e unike afrimiteti dhe kemi ndarë shumë gjëra përveç miqësisë. Kemi ndarë së bashku vlerat e ndershmëri­së dhe besnikëris­ë. Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me dy suksese të rëndësishm­e, me shoqërimin e Andres (Anjelit), të shokëve të skuadrës dhe tifozëve tanë. Nuk doja të mbërrija si një futbollist me motorin e shuar. Por nuk është aspak kështu, madje jam krenar për këtë, krenar që kam mundur të shpreh më të mirën time në fushë, krenar që kam mundur të shpreh vlerat e mia. Pikërisht kjo për mua është kënaqësia më e madhe. Dhe më besoni se nuk është kaq e sigurt për një sportist që të arrijë deri këtu. Duhet t'i them faleminder­it Juventusit, që në vitin 2001 blenë një talent të jashtëzako­nshëm, i cili tani është shndërruar në një kampion të madh dhe vetëm sepse Juventusi e bëri të mundur që kjo të ndodhte. Nëse në moshën 40-vjeçare jam ende këtu është vetëm meritë e mentalitet­it të Juves. Këtë filozofi e kam bërë pjesë të karakterit e jetës sime dhe do ta përdor edhe në të ardhmen, pas futbollit të luajtur nëse do të më duhet", ishte pjesa e fjalimit të Bufonit përpara gazetarëve, ndërsa më pas iu dedikua përgjigjev­e të pyetjeve.

Çfarë do të bëjë tani e në vazhdim Bufoni?

Të shtunën do të zbres në fushë dhe kjo është e vetmja siguri që kam për momentin. Andrea Anjeli është i qartë me atë që do të ndodhë dhe në të njëjtën kohë është një këshilltar, nga i cili nuk dua të privohem kurrë. Deri 15 ditë më parë ishte e ditur se do të tërhiqesha nga futbolli i luajtur, por tani më kanë ardhur disa oferta të rëndësishm­e, sfida stimuluese, qoftë nga brenda ashtu sikurse nga jashtë fushe. Më e rëndësishm­ja më ka ardhur pikërisht nga Andrea Anjeli dhe pas tri ditësh të mbushura me emocione, javën e ardhshme, pas disa reflektime­sh dhe vlerësimes­h të qeta do të marr një vendim final. Do të ndjek atë që më ulërin natyra e karakterit tim.

Përveç golit të Kulibalisë, ka pasur një moment tjetër në të cilin ke menduar se nuk mund t'ia dalësh?

Ky vit ka qenë sa relaksues aq edhe i lodhshëm dhe disa dyshime për fitoren e titullit pas Juve-Napoli ekzistonin, pasi na u desh të kuptonim nëse ishim ende të fortë. Por për të disatën herë dhamë një përgjigje të jashtëzako­nshme.

Fizikisht Bufoni është mirë sa për të përballuar edhe një tjetër vit? Mendon të largohesh nga Juventusui më i fortë i të gjitha kohërave?

Mbi një tjetër sezon në fushë do të vendos javën e ardhshme dhe nuk do të ndryshojë asgjë në humorin tim. Në kokën time unë isha një ish-futbollist, por vetëm deri 15 ditë më parë, por çfarëdo që të ndodhë javën e ardhshme, do të jem i lumtur. E rëndësishm­e është që të mos njollos këtë jetën time te Juventusi dhe të mos zhgënjej disa persona që kanë besuar tek unë. Juventusi është një shoqëri serioze dhe duhet të programojë të ardhmen dhe unë jam i pari që e kuptoj këtë dhe kam menduar nëse ishte e drejtë që të vazhdonim kështu. Doja ta mbyllja në mënyrën më të mirë të mundshme. Juventusi, mos harrojmë se ka një portier tjetër me vlera ekselente. Gjithashtu, nuk mund të them nëse ky është Juventusi më i fortë i të gjitha kohërave, sepse do të tregoja mungesë respekti kundrejt atyre që kanë fituar diçka edhe më të rëndësishm­e. Por sigurisht di të them se ky është Juventusi më solid dhe kokëfortë i të gjitha kohërave.

Ke pasur oferta nga Italia?

Vetëm fjalë të bukur dhe disa romanca, asgjë më shumë.

Sa krenar je për atë që ke bërë nga 2010-ta e deri më sot?

Ishte momenti i kthesës, kur të gjithë me të drejtë menduan se Bufon kishte mbaruar, për shkak të operimit në shpinë. E vendosa brenda meje dhe gjeta forcën për ta bërë karrierë time diçka unike. Kjo sfidë bëri atë që në distancën e tetë viteve të jemi këtu me shumë trofe të fituar dhe me më shumë sodisfaksi­on. Në atë epokë ishte e pamenduar edhe për mua. Por unë fatmirësis­ht unë e kam ushqyer

veten gjithmonë me ëndrra dhe ambicie.

Cila është ndjenja që mbizotëron kundrejt të tjerave te Bufoni?

Kënaqësia për afrimiteti­n e krijuar me klubin dhe me shokët e Juves. Mund të jem i pandërgjeg­jshëm, por nga e ardhmja nuk kam frikë ose më saktë është një frikë e moderuar.

Cilin profesion imagjinon të bësh pas disa vitesh? Hipoteza për të vazhduar vlen edhe për kombëtaren?

Të qëndruarit jashtë ambientit për disa ditë do të më ndihmojë që të vlerësoj interesat që do të dominojnë tek

unë. Për sa i përket kombëtares së Italisë, e kam thënë edhe më parë se Bufon do e hapte krahun nëse ishte bërë një problem që tre muaj më parë. Prandaj, tani as që tundohem ta mendoj se çfarë mund të jem për kombëtaren në këtë moment apo pas tre apo gjashtë muajsh. Kështu do të bëhej diçka e komplikuar për t'u menaxhuar dhe nga e cila dua të qëndroj larg, sepse nuk mendoj se e meritoj. Kombëtarja ka të tjerë portierë të rinj të talentuar, për të cilët ka ardhur koha që të fitojnë eksperienc­ën e tyre.

Klubi që do të të kontaktojë,

çfarë duhet të të ofrojë?

Duhet ecur në bazë të perceptime­ve dhe asaj që të transmeton një projekt i caktuar, rëndësia dhe stimujt që mund të kesh. Normalisht që rëndësi ka edhe gjendja dhe forma ime humane. Kam shumë reflektime për të bërë. Gjithsesi, unë di të them se jam një kafshë për kompeticio­ne të rëndësishm­e dhe nuk do të ndihesha komod në kampionate inferiore.

UEFA të ka vënë nën hetim për reagimin në fushë dhe fjalët pas sfidës me Realin e Madridit. Çfarë mendon kundrejt një skualifiki­mi të

mundshëm nga UEFA?

Në fushë, arbitri dekretoi një përjashtim. që ende sot nuk e kam kuptuar dhe mbi të cilin edhe ju duhet të reflektoni. Ndërkohë, për atë që thashë jashtë fushe, është evidente që unë kalova disa limite dhe jam i dëshpëruar për këtë gjë, sepse në 23 vite pjesëmarrj­e në Champions nuk jam përjashtua­r dhe skualifiku­ar kurrë. Kam pasur gjithmonë një sjellje edukative. Por ajo ishte një situatë e veçantë dhe në një distancë ditësh kam thënë se Bufoni i asaj mbrëmjeje, me ato ndjesi, nuk mund të thoshte asgjë tjetër,

 ??  ?? Bufoni 17-vjeçar i kohëve të Parmës
Bufoni 17-vjeçar i kohëve të Parmës
 ??  ?? Bufon përshëndet­i dje Juventusin
Bufon përshëndet­i dje Juventusin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania