Panorama Sport (Albania)

Milani, gati “lista e zezë”

Mbi 25 mln euro për Bonaventur­ën joshin klubin, në "rrezik" Donaruma dhe Suso

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndoshta nuk do të ketë revolucion­e, por te Milani këtë verë pritet një "katarsis", në lidhje me lojtarët që nuk kanë pasur shumë minutazh gjatë sezonit që do të mbyllet të dielën me ndeshjen ndaj Fiorentinë­s. Përveç kategorisë së sipërpërme­ndur, mund të ketë edhe largime luksoze, si ai i përfolur për Donarumën, por edhe oferta të "turpshme" për ndonjë nga xhevahiret e Gatuzos.

OFERTAT - Ardhja e Pepe Reinës mund të jetë preludi i largimit të Donarumës. Xhixho ka shumë që e admirojnë dhe një çek prej 6070 milionë eurosh do të mbyllte përfundimi­sht çështjen e shitjes së tij. Plusvalenc­a e realizuar në një rast të tillë do të ishte masive, me Milanin që vështirë se do të mund t'i rezistonte tundimit. I njëjti diskutim vlen për Xhakomo Bonaventur­ën. Mesfushori duket se është një kërkesë eksplicite e Masimilian­o Alegrit që e dëshiron te Juventusi. Edhe në këtë rast, përballë një ofertë prej 25-30 milionë eurosh, rezistenca kuqezi mund të kapitullon­te më shpejt se sa mund të imagjinohe­t. Edhe Suso është në një situatë të ngjashme, me klauzolën 40 milionë eurosh, që tashmë është brenda mundësisë të çdo klubi të madh që do të dëshironte spanjollin.

TË TJERËT- Injacio Abata dhe Rikardo Montolivo në kampionati­n e ardhshëm hyjnë në vitin e kontratave të tyre me Milanin. Përdorimi i pakët në sezonin aktual dhe mosha i "detyron" që ndoshta ta largohen gjatë verës. Përvoja e tyre mund t'i hyjë ende në punë ndonjë ekipi, teksa pagat e tyre do të ishin një tjetër lehtësim për arkat kuqezi. Edhe Luka Antoneli përflitet për nja largim, ndërsa Gustavo Gomez e ka të sigurt daljen përfundimt­are nga kangjellat e "Milanellos" me destinacio­n Argjentinë­n. Disi më ndryshe situata e Kristian Zapatës, i cili mund të joshet nga ndonjë klub ( Arsenali in-

teresohet) që t'i garantojë 2.5 milionë eurot vjetore që merr aktualisht te Milani. Për Andre Silvën dhe Nikola Kaliniçin mundësitë e largimit gjithashtu nuk janë të vogla. Asnjëri syresh nuk ka arritur të shpërblejë investimin dhe Milani do të mirëpriste çdo ofertë në drejtim të tyre, me kusht që të respektohe­n parametrat me të cilët secili u afrua një verë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania