Panorama Sport (Albania)

Mou: Reali i ka kyçur derën Kristiano Ronaldos

“U solla shumë mirë këtë vit, e meritoja unë çmimin e Pepit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

hoze Murinjo e ka përshkruar një rikthim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid si një "derë të mbyllur", e cila nuk do të hapet kurrë nga Reali i Madridit. Trajneri portugez punoi me yllin e Realit në "Bernabeu" gjatë 2010-'13, ku ata fituan titullin dhe Kupën e Mbretit. Por gjatë një interviste për portugezen "Record", ai beson se presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk do ta lëshojë sulmuesin 33-vjeçar, pavarësish­t se përflitet prej vitesh një rikthim i tij në "Old Trafford". "Unë besoj se Reali i Madridit nuk do ta shesë. Është e ndaluar. Ai do të qëndrojë derisa ata ta autorizojn­ë që të largohet dhe ai të shkojë të luajë një vit në SHBA apo diku tjetër ku ai dëshiron që të shkojë. Është një derë e mbyllur", thotë trajneri i "djajve të kuq". I pyetur nëse ekziston ndonjë shans që ai të rikthehet një ditë në Mançester, Mou shton: "Nuk mendoj, por të gjithë njerëzit e dinë historinë e tij në Mançester, pasionin që ata kanë për të dhe ka disa lojtarë në botë, të cilët nëse klubi ka shansin për t'i transferua­r, nuk do të thoshte 'jo'". Kështu që 55- vjeçari këmbëngul se Junajtid as që e ka marrë në konsiderat­ë për të përgatitur një ofertë për "Topin e Artë".

SPECIALI - Murinjo, kur shkeli për herë të parë në Angli në "Stamford Bridge", u vetëprezan­tua me nofkën "Speciali". Në rikthimin e tij të dytë në Premier Ligë, tha: "Tani më quani ' I pjekuri'". Megjithatë, ai pranon se gjithmonë do ta shoqërojë nofka e parë. Një nofkë, të cilën ai është gati ta dorëzojë... Por kujt? "Nëse një trajner i ri portugez do të fitojë gjysmën e asaj që kam arritur unë, atëherë unë i jap lejen që të quhet ai 'Speciali'", thotë me shaka Mou, i cili nuk e kursen një tjetër batutë në lidhje me çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Angli, fituar nga rivali i tij i Sitit, Pep Guardiola: "Po bëja shaka me shtypin anglez se këtë vit duhet të isha shpallur unë më i miri, për shkak të sjelljes së mirë që kam pasur në stol. Nuk mora asnjë gjobë, asnjë pezullim...". Në vitin 2021, kontrata e tij me Junajtid do të skadojë. Por a do të jetë ky momenti i duhur për të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij? "Për pak sa nuk shkova një herë, por Perezi nuk më lejoi sepse nuk mendonte se pozicioni i trajnerit

të Realit përputhej me atë të kombëtares. Do ta marr në konsiderat­ë vetëm kur të lodhem nga puna e përditshme, nga tri ndeshjet në javë, nga 7 stërvitjet në javë nga një muaj fazë përgatitor­e, gjëra që nuk më lodhin në këto momente".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania